Aktualitet

FOTOJA- Ky është dokumenti ku Faik Martinaj firmosi për zhdukjen e nipit të tij

Ai ka shkuar në Policinë e Kurbinit për të denoncuar zhdukjen e të nipit, për të cilin nuk ka pasur më informacione nga personi ndërmjetës.

1 Shtator 2022, 23:36 Nga k.m.
FOTOJA- Ky është dokumenti ku Faik Martinaj firmosi për zhdukjen
Dokumenti i Faik Martinajt

TIRANË- Dokumenti që shihni më poshtë është ai që ka firmosur Faik Martinaj në momentin që ka bërë denoncimin për zhdukjen e nipit të tij, biznesmenit Ervis Martinaj. Ai ka shkuar në Policinë e Kurbinit për të denoncuar zhdukjen e të nipit, për të cilin nuk ka pasur më informacione nga personi ndërmjetës. Flitet për një person nga Puka, që banon aktualisht në Dubai.

DEKLARATA E PLOTË:

Kam gjeneralitetet e lartpërmendura dhe banoj në adresën e mësipërme. Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait, Ervis Martinaj i cili është i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar, dje në darkë rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë që për arsye sigurie nuk dua t’ia përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është në Dubai. Na ka vënë në dijeni se Ervisi ishte zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të. Dua të theksoj se që prej kohës që nipi është shpallur në kërkim nuk kam pasur asnjë kontakt me të, të drejtpërdrejt apo në telefon, por vetëm nëpërmjet personave të afërm. Ne si familje kemi dyshime se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka për vetë mënyrën si u zhduk.

FOTOJA- Ky është dokumenti ku Faik Martinaj firmosi për zhdukjen
Dokumenti i Faik Martinajt

Ervis Martinaj, biznesmeni i lojeravë të fatit ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi. Dje, kryeministri Edi Rama mbajti një dëgjesë për rikthimin e basteve sportive, ndërkohë që në të njëjtën ditë u mor dhe vendimi për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

faik martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll