Aktualitet

Elton Qyno: Jeton Lami ishte njeriu më i besuar i Bujar Likës, 2 orë bisedë me Gledis Nanon, pastaj u arrestua

Elton Qyno tha se Jeton Lami ka pasur dhe një rol në rëndësishëm në masakrën e Fushë Krujës, por nuk dha më tej detaje. 

1 Shtator 2022, 22:30 Nga k.m.
Elton Qyno: Jeton Lami ishte njeriu më i besuar i Bujar Likës, 2
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje të reja lidhur me agjentin e 'Operacionales' Jeton Lami, i cili është personi i fundit që pati kontakt me Ervis Martinajn. Në emisionin "Opinion", Qyno tha se Lami ishte një nga njerëzit më të besuar të të ndjerit Bujar Lika, i cili u vra në një hotel pak vite më parë. Po ashtu, ai tha se Jeton Lami ka pasur dhe një rol në rëndësishëm në masakrën e Fushë Krujës, por nuk dha më tej detaje. 

Megjithatë shtoi se ai u arrestua vetëm pas 2 orë bisedë në zyrën e ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. 

"Jeton Lami ishte njeriu më i besuar i Bujar Likës që u vra në hotel. Jeton Lami kur u arrestua, pati 2 orë takim me Gledis Nanon. Mund të ketë dhënë më shumë informacione se ku e ka çuar atë njeri. Ka pasur takim tek për tek me Gledis Nanon. E ka pasur kontaktin e parë me atë. është bërë biseda pastaj është arrestuar Jeton Lami. është një person që ka një rol determinant në masakrën e Fushë Krujës, Lami. Por unë nuk po e them,"-tha Elton Qyno.  

elton qyno

Sondazh

Poll