Aktualitet

Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme (HARTA LIVE)

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.

2 Shtator 2022, 07:15 Nga A.B
Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme
Moti

TIRANË- Java mbyllet me reshje shiu! Dita e sotme vijon të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të kohës. Sipas MeteoAlb, parashikohet që deri në orët e mesditës vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje, më të dukshme në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Qendrore.

Ndërsa pas mesdite pritet që gradualisht kushtet e motit të pësojnë përmirësim, si fillim në zonat Jugperëndimore. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

moti parashikimi i motit 2 shtator 2022

Sondazh

Poll