Aktualitet

"Më mirë në burg sesa në shtëpi me gruan time", 41-vjeçari nga El Salvadori s'e do më arrestin shtëpiak

Burri ishte nën arrest shtëpiak për pesë muaj në një shtëpi në qytetin e Seregnos në Itali. Megjithatë, bashkëjetesa me gruan ka qenë problematike. Siç raportojnë ushtarët e Armës, 41-vjeçari pinte dhe bëhej agresiv.

1 Shtator 2022, 23:17 Nga k.m.
"Më mirë në burg sesa në shtëpi me gruan
Foto ilustruese

EL SALVADOR- “Më mirë në burg sesa në shtëpi me gruan time”.

Me këto fjalë, një 41-vjeçar nga El Salvadori u kërkoi karabinierëve të kthehej pas hekurave pas sherreve me partneren e tij. Ngjarja ndodhi në Seregno. Protagonisti është një 41-vjeçar nga El Salvadori i dënuar me 6 vjet burg për grabitje, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe dëmtim personal, të gjitha krimet e kryera në Milano në vitin 2013. Një dënim të cilit iu shtuan edhe dënime të tjera të mëparshme. 

Burri ishte nën arrest shtëpiak për pesë muaj në një shtëpi në qytetin e Seregnos në Itali. Megjithatë, bashkëjetesa me gruan ka qenë problematike. Siç raportojnë ushtarët e Armës, 41-vjeçari pinte dhe bëhej agresiv.

Në një moment dhune fatmirësisht karabinierët arritën të shmangin më të keqen. Burri u qetësua dhe në atë moment u kërkoi burrave të Armës që ta kthenin në qeli sepse nuk duronte më të jetonte me partneren. 

Prandaj, Gjykata pranoi kërkesën për pezullimin e paraburgimit në shtëpi dhe dyert e burgut u rihapën për 41-vjeçarin./ monzatoday.it

itali

Sondazh

Poll