Aktualitet

IMT në 'Prestige Resort' në Durrës, Vasili: Shantazh për median, planet do bëjnë xhiron e botës

Vasili shprehet se kjo që po ndodh është një sulm i pastër.

2 Shtator 2022, 08:20 Nga A.B
IMT në 'Prestige Resort' në Durrës, Vasili: Shantazh
Petrit Vasili

DURRËS- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ndodhet në ambientet e resortit 'Prestige Resort', aty ku IKMT do kryejë prishjen e pishinës. Për 'news24', Vasili shprehet se kjo që po ndodh është një sulm i pastër.

'Është një sulm, hakmarrje duke shkelur cdo ligj dhe rregull. Gjithçka ka qenë me dokumentacin dhe i rregullt. Është vetëm hakmarrje dhe asgjë më shumë. Mafiozi që drejton Shqipërinë hakmerret. Kjo është pamja që u ofrohet turistëve të huaj. Ky është shantazh për median. Gjithçka ka qënë me leje e në rregull por është një sjellje tronditëse prej maskarenjsh. Këto janë plane që do bëjnë xhiron e botës.'- u shpreh Vasili.

Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së territorit mëngjesin e sotëm kanë hyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit, për të kryer shembjen e pishinës.

petrit vasili imt ne prestige resort

Sondazh

Poll