Aktualitet

Pse u shkarkua Gledis Nano? Klodiana Lala: Pati debate shumë të forta me Çuçin për emërimet

Klodiana Lala tha se sipas informacioneve që dispononte, Nano kishte patur përplasje të forta me Ministrin e Brendshëm për çështje të nxehta.

1 Shtator 2022, 22:36 Nga k.m.
Pse u shkarkua Gledis Nano? Klodiana Lala: Pati debate shumë të forta
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala duke komentuar shkarkimin e Gledis Nanos si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, duke dhënë si arsye konfliktet me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi. E ftuar sot në emisionin "Opinion", Lala tha se sipas informacioneve që dispononte, Nano kishte patur përplasje të forta me Ministrin e Brendshëm për çështje të nxehta.

“Kishte kohë që kishte shëkputur kontaktet me Ministrin e Brendshëm. Përplasje për çështjen e emërimeve, përplasje për efektivë që kishte dyshime se ishin financuar nga krimi i organizuar. Kishte të bënte me disa sasi kokaine në portin e Durrësit. Në këtë sens, ministri i kërkoi dorëheqjen. Zoti Nano pretendonte se nuk kishte asnjë arsye për ta dhënë, se në 10 muaj nuk kishte patur kohën e mjaftueshme. Nëse s’ka përmbushur Gledis Nano objektivat, pas tij duhet të jepte dorëheqejn ministri”, tha Lala.

klodiana lala gledis nano shkarkohet gledis nano

Sondazh

Poll