LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

IMT shemb pishinat e 'Prestige Resort': Pa leje! Hysenbelliu: Sulm i Ramës ndaj fjalës së lirë

• Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit janë vendosur në orët e para të mëngjesit në ambientet e resortit “Prestige Resort, pjesë e “Hysenbelliu Group”, në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu, në plazhin e Golemit. IKMT ka nisur prishjen e pishinës të vendosur në resort dhe pjesën rreth godinës. Sipas inspektorëve, kjo pjesë është ndërtuar pa leje dhe duhet shembur. • Përballë inspketorëve kanë dalë përfaqësues e punonjës të godinës që e konsiderojnë të paligjshme ndërhyrjen nga shteti. Ata shprehen se e gjitha është një sulm nga kryeministri Edi Rama për shkak të vijës editoriale që ka mbajtur media e drejtuar nga i njëjti biznesmen, “News24”. Zëvendëspresidentja e kompanisë, Fabjola Hysenbelliu pretendon se pishina që po prishet ështe me leje të firmosur nga vetë kryeministri Rama. • Pretendimeve u është përgjigjir me dy reagime ministria e Brensshme, në njëri që shprehet se Hysenbelliu ka ‘gjobitur’ e shantazhuar Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi e Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli. Ndërsa në tjetrën, MB shkruan se leja e dhënë nga Rama ka qenë me kusht, që nëse do paguheshin taksat e plotësoheshin kushtet, ndërtimi mund të vijonte. Por, sipas MB, kjo gjë nuk ka ndodhur ndaj dhe pishinat duhen shembur. • Reagime ka pasur edhe nga ana e Opozitës, Partia e Lirisë e Partia Demokratike që e konsiderojnë si një sulm ndaj fjalës së lirë. • Si erdhi kjo situatë? E gjitha vjen pas artikujve të njëpasnjëshëm të botuar nga Balkanëeb e transmetuar nga News24 në lidhje me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi e Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli. Të dy drejtorët u denoncuan për abuzime nga media në fjalë, por kryeministri Edi Rama i konsideroi ‘gjoba’.

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

IMT në 'Prestige Resort', Meta: Aksion i paligjshëm, sulm ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias

IMT shemb pishinat e 'Prestige Resort': Pa leje! Hysenbelliu: Sulm i
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas aksionit të IMT-së në 'Prestige Resort' në Durrës. Meta e quan këtë aksion si të paligjshëm ndërsa shton se është një sulm i drejtëpërdrejtë ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias. Po ashtu, kreu i PL-së shkruan se ka ardhur koha për t'i dhënë fund iluzioneve ndaj një skizofrenie që nuk njeh as Kushtetutë. 

REAGIMI I METËS:

KOHA PËR T'I VËNË RRUSPAT REGJIMIT TË RRUSPIJEVE! Aksioni i paligjshëm i IKMT në "Prestige Resort" në kulmin e sezonit turistik, është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias. Koha për t'i dhënë fund iluzioneve ndaj një skizofreni që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj dhe asnjë të drejtë themelore! Koha për t'i vënë rruspat regjimit të rruspijeve që po plaçkit vendin dhe shkatërron pronat e ligjshme!

Në orët e para të mëngjesit, Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së territorit kanë hyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit, për të kryer shembjen e pishinës. Sipas përfaqësuesve të resortit kjo që po ndodh është e paligjshme pasi vetë Rama ka dhënë leje për ndërtimin e pishinës. 

3 VITE ME PARE

Shembja te 'Prestige Resort', Kreu i Unionit Turistik Shqiptar: Ky është imazhi që po i jepet botës, çmenduri

IMT shemb pishinat e 'Prestige Resort': Pa leje! Hysenbelliu: Sulm i
Shembja

DURRËS- Kreu i unionit turistik shqiptar, Rrahman Kasa ka reaguar pas shembjes së pishinës te 'Prestige Resort'. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Kasa thotë se kjo që po ndodh në resort është çmenduri e se imazhi që po i jepet botës është e rëndë. 

POSTIMI I RRAHMAN KASËS:

Sot ne Prestige resort Durres, kane zbarkuar forca te shumta te policise se shtetit dhe IKM dhe po shkaterrojne ambjentet dhe pishinat e nje hoteli qe eshte i kontraktuar nga tour operatore te medhej te turizmit boteror; si Der Turistik/Reëe Group, Apollo Nordik, Noëa Itaka, etj. Aktualisht ne resort keto Operatore kane 200 dhoma me turiste te cilet jane te tmerruar dhe parneret nderkombetar po nisin avionet qe ti evakuojne duke ju prere ne mes pushimet. Ky eshte imazh qe i dergohet botes per shqiperine turistike. Si mundet te ndodhe nje masaker e tille ndaj nje sektori prioritar te ekonomise se vendit, nga i cili perfitohet 25% e buxhetit te shtetit.Nqse shteti ka projekte apo cfardo konflikti qofte, kjo nuk mund te ndodhte tani, kur sezoni perfundon me 10 tetor. Jam pa fjale per kete cmenduri!

Në orët e para të mëngjesit, Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së territorit kanë hyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit, për të kryer shembjen e pishinës. Sipas përfaqësuesve të resortit kjo që po ndodh është e paligjshme pasi vetë Rama ka dhënë leje për ndërtimin e pishinës. 

3 VITE ME PARE

Grupi Hysenbelliu nxjerr dokumentin: Pishina është me leje, e firmosi vetë Rama

IMT shemb pishinat e 'Prestige Resort': Pa leje! Hysenbelliu: Sulm i
Dokumenti

TIRANË- Grupi Hysenbelliu ka publikuar vetë dokumentin përmes të cilit pretendon se ‘Prestige Resort’ është një ndërtim plotësisht i ligjshëm dhe aksioni i nisur sot nuk qëndron. Panorama shkruan se ky është dokumenti që provon që projekti për ndërtimin e këtij resorti është miratuar konform ligjeve dhe firmosur nga vetë kryeministri Edi Rama. 

Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit janë vendosur në orët e para të mëngjesit në ambientet e resortit “Prestige Resort, pjesë e “Hysenbelliu Group”, në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu, në plazhin e Golemit. IKMT ka nisur prishjen e pishinës të vendosur në resort dhe pjesën rreth godinës. Sipas inspektorëve, kjo pjesë është ndërtuar pa leje dhe duhet shembur. 

3 VITE ME PARE

Shembjet tek "Prestige Resort", Çuçi: Hysenbelliu përvetësoi 4 mijë metra katrorë rërë e det, e ka bërë rrugë shantazhin përmes mediave që ka

IMT shemb pishinat e 'Prestige Resort': Pa leje! Hysenbelliu: Sulm i
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministria e Brendshme shprehet se biznesmeni Irfan Hysenbelliu që ka në pronësi “Prestige Resort” ku po kryhen shembjet nga IMT, e trajton këtë gjë si një sulm ndaj fjalës së lirë e mediave që ka, kur sipas MB nuk është ashtu. Në një deklaratë zyrtare, vetëm pak minuta pasi kanë nisur shembjet në resort, Ministria e drejtuar nga Bledi Çuçi shkruan se Hysenbelliu ka përvetësuar 4 mijë metrave katrorë rërë e det. Në deklaratë thuhet se Hysenbelliu ka rënë në rrjetën e kontrolleve ligjore. Ministria e Brendshme akuzon biznesmenin në fjalë se mediat që ka në pronësi, News24, Balkanweb dhe Panorama i përdor për të mbuluar problemet me ligjin e për të sulmuar zyrtarë, duke marrë si shembull Drejtorin e Tatimeve Ceno Klosi e atë të Doganave, Gent Gazheli.

Deklaratë nga Ministria e Brendshme

Sot strukturat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë rifilluar operacionin “Bregdeti Ynë”, i cili është ndërprerë gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht, për të rinisur në shtator. Ky operacion ka synuar rivendosjen e ligjshmërisë në bregdet dhe deri tani ka prishur 434 objekte të paligjshme në vijën bregdetare. Ndërhyrja e sotme për rikthimin e rreth 4 mijë metrave katrorë rërë e det të kthyera në beton, përpara një resorti ku një pjesë e zhvillimeve edhe në brendësi të zonës së pishave janë ndërtime të paligjshme për qëllime fitimi, është trajtuar nga mediat e zotit Irfan Hysenbelliu si sulm ndaj linjës editoriale të tyre. Nuk është hera e parë që mediat Neës24, BalkanËeb dhe Panorama synojnë të mbulojnë problemet e pronarit të tyre me ligjin, duke marrë rolin e viktimës së lirisë së shtypit. Edhe më keq se kaq, këto media e kanë bërë mesa duket rrugë përdorimin e shantazhit, shpifjes dhe denigrimit ndaj autoriteteve shtetërore, sa herë zoti Irfan Hysenbelliu ka rënë në rrjetën e kontrolleve ligjore. Pre e kësaj mënyre të ulët të keqpërdorimit të mediave si imunitet ndaj ligjit të pronarit, kanë rënë kohët e fundit drejtori i tatimeve dhe më pas drejtori i doganave. Ata u kthyen në shënjestra fushatash denigruese të News24, Balkanweb dhe Panorama, sepse agjencitë e të ardhurave të shtetit konstatuan një evazion fiskal me përmasa shqetësuese në biznese të lidhura me zotin Irfan Hysenbelliu. Sot këto media e kanë nisur ditën me shantazhe, shpifje dhe me denigrimin e drejtores së sapoemëruar të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Ato kanë thënë se drejtori i këtij Inspektoriati paska dhënë dorëheqjen sepse ka kundërshtuar rifillimin e operacionit “Bregdeti Ynë” me pikërisht aksionin për çbetonizimin e plazhit dhe detit para resortit të zotit Irfan Hysenbelliu. Kjo është krejtësisht e pavërtetë. Zoti Ajet Zyberi do të drejtojë operacionin e ri kombëtar të Task Forcës kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, i cili do të nisë javën e ardhshme pas shpalosjes së planit të qeverisë për të përballuar vjeshtë-dimrin në kushtet e krizës ndërkombëtare të energjisë.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ News 24 nxjerr pamjet: Rama ka drekuar në Prestige Resort, takoi edhe Pacollin

IMT shemb pishinat e 'Prestige Resort': Pa leje! Hysenbelliu: Sulm i
Edi Rama

DURRËS- 'News24' ka bërë publike disa fotografi ku shfaqet kryeministri Edi Rama në kohën kur po ndërtohej 'Prestige Resort'. Në foto shihet Rama duke drekuar me ish-Presidentin e Kosovës, Bexhet Pacolli dhe ish.zvkryeministrin, Arben Ahmetaj.

Në orët e para të mëngjesit, Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së territorit kanë hyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit, për të kryer shembjen e pishinës. Sipas përfaqësuesve të resortit kjo që po ndodh është e paligjshme pasi vetë Rama ka dhënë leje për ndërtimin e pishinës. 

IMT shemb pishinat e 'Prestige Resort': Pa leje! Hysenbelliu: Sulm i

3 VITE ME PARE

Shembjet tek “Prestige Resort”, Rakipllari: Sulm politik, të reagojnë ndërkombëtarët

IMT shemb pishinat e 'Prestige Resort': Pa leje! Hysenbelliu: Sulm i
Robert Rakipllari

TIRANË- Robert Rakipllari, drejtori i News24 shprehet se shembjet që po kryhen pranë “Prestige Resort” janë një sulm i drejtuar nga vetë kryeministri Edi Rama. I ftuar në “News24”, Rakipllari tha Rama ka nisur një fushatë kundër medias në të cilën ai punon për shkak të vijës editorial që ndjekin. Ai u bëri thirrje ambasadave e ndërkombëtarëve që të reagojnë.

“I bëj thirrje ambasadës së SHBA-ve, BE-së e të gjithë ndërkombëtarëve që të reagojnë. Ky është një sulm që po i bëhet Neës24. Është e qartë që është një sulm që i bëhet medias. Po sulmohemi për shkak të vijës editorial. Kjo është një fushatë agresive, e drejtuar nga Rama,”- tha Rakipllari.

3 VITE ME PARE

IMT në 'Prestige Resort', Rakipllari: Kjo është një fushatë e egër për të goditur bizneset

IMT shemb pishinat e 'Prestige Resort': Pa leje! Hysenbelliu: Sulm i
Robert Rakipllari

TIRANË- Drejtori i Programacionit në 'News24', Robert Rakipllari e ka quajtur fushtë të egër atë që bën Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit po bën ndaj resortit 'Prestige Resort' në Durrës. I ftuar në edicionin e lajmeve të mëngjesit, Rakipllari u shpreh se të gjithë drejtuesit e institucioneve janë urdhëruar të godasin mediat që lidhen me kompaninë Hysenbelliu.

Pyetje: Çfarë komenti keni për këtë që po ndodh?

Rakipllari: Këto pamje të shëmtuara janë kulmi i një fushate që shteti ka ndërmarrë ndaj bizneseve të Hysenbelliu group, biznese që garantojnë lirinë e mediave Neës 24, Balkanweb, Panorama. Është një fushatë shumë agresive që është drejtuar nga kryeministri Rama. Të gjithë drejtuesit e institucioneve janë urdhëruar të godasin këto media. Unë kam rreth 20 vite gazetar, këto pamje janë të njëjta me ato që Berisha i parë i bëri gazetës Koha Jonë dhe e dimë çfarë ndodhi më tej. Kjo nuk është një përpjekje për të rregulluar paligjshmërinë. Nuk çohet një njoftim, apo një shkresë. Kryeministri ka qenë aty dhe ka dhënë një leje. Një shtet normal bën disa procedura, jep një afat. Kjo nuk ndodh duke tmerruar turistët.

Pyetje: Ne kemi parë një dokument që restorti është firmosur nga kryeministri Rama, ka pasur vizita të tij. Është promovuar edhe jashtë Shqipërisë…

Rakipllari: Unë kam qenë në resort kur grupi i PS-së ka pasur disa takime pune. Është nga resortet model në të gjithë Shqipërinë. Ky është kulmi. Fadromat në pikë të mëngjesit në një hotel me turistë, është kulmi i një fushate të egër. Unë jam dëshmitar i një fushate të egër për të goditur bizneset që garantojnë pavarësinë dhe lirinë mediatike tonën. Ai biznes garanton lirinë dhe pavarësinë e Neës 24. Ky është një skandal i madh. i bëj thirrje ambasadës së SHBA, BE dhe OSBE që ky është një sulm i qartë politik që bëhet ditën për diell kundër një biznesi që garanton lirinë tonë. Janë edhe sulmet nga Tatimet, Doganat, ka patrulla 24 orëshe që bëjnë presion.

Pyetje: Mendoni se do të vazhdojë ky sulm?

Asnjë pushtet nuk e fiton dot betejën me fjalën e lirë.

3 VITE ME PARE

Shembja te ‘Prestige Resort’, zëvendëspresidentja: Rama kërkoi të ndërtonte një ishull në mes të detit

IMT shemb pishinat e 'Prestige Resort': Pa leje! Hysenbelliu: Sulm i
Fabiola Hysenbelliu

DURRËS- Zëvendëspresidentja e ‘Focus Media Grup’, Fabiola Hysenbelli deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama duhet të përgjigjet para të gjithë shqiptarëve se pse po prish një pronë të ligjshme, për interesa të tij. Ajo tha për News24 se Rama kërkoi kohë më parë që në atë zonë të ndërtohej një ishull në mes të detit.

“Ku je Edi Rama? Hajde këtu dhe trego po je burrë, trego letrat e tua. Nuk është shtëpia e tij, por prona e të gjithë shqiptarëve. Kemi njerëz në hotel, nuk harrojë të kuptojë. Por dhe Policia është me ta. Të ishte Dallëndyshja sot zonjë të ishte këtu sot bashkë me atë tjetrin. Nuk është vetëm turizmi që sulmohet, por e drejta që ka çdo qytetar, prona private, një zë i lirë. Ne nuk e mbyllim gojën kur do Edi Rama. Kur i ndodh kjo një media, imagjino se çfarë do i ndodhë një individi? Si do të flasë sot Edi Rama para botës. Si mund të vish të prishësh një resort, kur njerëzit janë brenda. Si vjen pa njoftim? Ai dha idenë se si duhet të ishte projekti, donte të ndërtonte një ishull në mes të detit. Sot iu prishën interesat dhe flet me gjuhën e eskavatorëve. Kjo është përgjigja që ai flet sot?!”, tha Hysenbelliu.

Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së territorit mëngjesin e sotëm kanë hyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit, për të kryer shembjen e pishinës.

3 VITE ME PARE

“Aksioni është urdhër i Ramës”/ Peza: IMT nuk ka zbatuar procedurën ligjore

IMT shemb pishinat e 'Prestige Resort': Pa leje! Hysenbelliu: Sulm i
Alfred Peza

DURRËS- Ish-deputeti, drejtor i medias Panorama, Alfred Peza pohoi se shembja e objektit me leje në resortin “Prestige Resort” në pronësi të “Hysenbelliu Group”, është sulm direkt dhe urdhër i kryeministrit Edi Rama.

'Në këtë shesh në këtë resort ishte llogaritur të bëhej një dasmë amerikane. Shqipëria është e mbushur me ndërtime pa leje. Ky është një qëllim i pastër politik, për shkak se pronari i këtij resorti është botuesi më i madh dhe sulmi bëhet për shkak të denoncimeve që janë bërë në media. Është urdhër direkt i kryeministrit Rama. Kam negociuar që kjo të mos ndodhte sepse është në shkelje të ligjit. Subjekti nëse është në shkelje të ligjit duhet ti jepet kohë. Fakti që sapo ndërrohet kryeinspektorja dhe jep dorëheqjen kryeinspektori sepse nuk donte të firmoste këtë urdhër sot tregon se urdhri është nga Rama”- u shpreh Peza.

Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së territorit mëngjesin e sotëm kanë hyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit, për të kryer shembjen e pishinës.

 

3 VITE ME PARE

'Po buzëqesh nga Serbia'/ Zv.presidentja e 'Prestige Resort': Lejen e ka firmosur vetë Rama, ai vinte e shëtiste këtu

IMT shemb pishinat e 'Prestige Resort': Pa leje! Hysenbelliu: Sulm i
Fabiola Hysenbelliu

DURRËS- Zëvendës Presidentja e 'Hysenbelliu Group', Fabiola Hysenbelliu iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se nuk do mposhten pas sulmit që po i bëjnë. Për 'News24', Hysenbelliu shtoi se ka qënë vetë Rama ai i cili ka firmosur lejen e ndërtimit të pishinave e madje ka shëtitur dhe në resort. 

'Atje ai nga Serbia po buzëqesh mirëpo i themi që ne nuk mposhtemi. Editorialet ne nuk i ndryshojmë e nuk do mposhtemi nga këto fadroma. Shteti vepron sikur është në pronën e tij, këtë që po bën sot Edi Rama ta mbajë mend. Ai vetë ka firmosur lejen se ku është shkelur ligji nuk e di. Mbase është shkelur maliqi mirëpo jo ligji. I them atij se kjo pishinë do bëhet akoma më e bukur seç është. Ai vinte këtu e shëtiste e na thoshte se si ti bënim ngjyrat e godinave, do nxjerr dhe fotot.'- deklaroi Hysenbelliu.

Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së territorit mëngjesin e sotëm kanë hyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit, për të kryer shembjen e pishinës.

3 VITE ME PARE

IMT në 'Prestige Resort' në Durrës, Vasili: Shantazh për median, planet do bëjnë xhiron e botës

IMT shemb pishinat e 'Prestige Resort': Pa leje! Hysenbelliu: Sulm i
Petrit Vasili

DURRËS- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ndodhet në ambientet e resortit 'Prestige Resort', aty ku IKMT do kryejë prishjen e pishinës. Për 'news24', Vasili shprehet se kjo që po ndodh është një sulm i pastër.

'Është një sulm, hakmarrje duke shkelur cdo ligj dhe rregull. Gjithçka ka qenë me dokumentacin dhe i rregullt. Është vetëm hakmarrje dhe asgjë më shumë. Mafiozi që drejton Shqipërinë hakmerret. Kjo është pamja që u ofrohet turistëve të huaj. Ky është shantazh për median. Gjithçka ka qënë me leje e në rregull por është një sjellje tronditëse prej maskarenjsh. Këto janë plane që do bëjnë xhiron e botës.'- u shpreh Vasili.

Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së territorit mëngjesin e sotëm kanë hyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit, për të kryer shembjen e pishinës.

imt ne prestige resort

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës