Aktualitet

'Po buzëqesh nga Serbia'/ Zv.presidentja e 'Prestige Resort': Lejen e ka firmosur vetë Rama, ai vinte e shëtiste këtu

Hysenbelliu deklaroi se lejen e ndërtimit të pishinave e ka firmosuar Rama madje ka shëtitur dhe në resort. 

2 Shtator 2022, 08:49 Nga A.B
'Po buzëqesh nga Serbia'/ Zv.presidentja e 'Prestige
Fabiola Hysenbelliu

DURRËS- Zëvendës Presidentja e 'Hysenbelliu Group', Fabiola Hysenbelliu iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se nuk do mposhten pas sulmit që po i bëjnë. Për 'News24', Hysenbelliu shtoi se ka qënë vetë Rama ai i cili ka firmosur lejen e ndërtimit të pishinave e madje ka shëtitur dhe në resort. 

'Atje ai nga Serbia po buzëqesh mirëpo i themi që ne nuk mposhtemi. Editorialet ne nuk i ndryshojmë e nuk do mposhtemi nga këto fadroma. Shteti vepron sikur është në pronën e tij, këtë që po bën sot Edi Rama ta mbajë mend. Ai vetë ka firmosur lejen se ku është shkelur ligji nuk e di. Mbase është shkelur maliqi mirëpo jo ligji. I them atij se kjo pishinë do bëhet akoma më e bukur seç është. Ai vinte këtu e shëtiste e na thoshte se si ti bënim ngjyrat e godinave, do nxjerr dhe fotot.'- deklaroi Hysenbelliu.

Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së territorit mëngjesin e sotëm kanë hyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit, për të kryer shembjen e pishinës.

ikmt ne prestige resort fabiola hysenbelliu

Sondazh

Poll