Aktualitet

Gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përket vrasësve të Tonin Gjinit

12 Gusht 2019, 11:39 Nga DOSJA
Gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përket vrasësve

RRËSHEN– Është gjetur një makinë e djegur në Rrëshen. Dosja.al mëson se paraprakisht dyshohet se automjeti i djegur u përket autorëve të vrasjes së Armando Gjinit.

Automjeti i djegur u gjet në vendin e quajtur Kodër rreth orës 13:30, pak orë pas krimit që tronditi ditën e sotme Rëshenin.

Armando Gjini, i njohur për autoritetet si ushtari i Met Kananit u vra ditën e sotme në qytetin e Rrëshenit në sy të dy fëmijëve të mitur dhe gruas, të cilët shpëtuar mrekullisht.

Disa muaj më parë atij tentuan t’i bënin një atentat me tritol, nga i cili shpëtoi mrekullisht. 48-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e bandës së Met Kananit, në kuadër të operacionit ‘Precizioni’. Shkak për vrasjen e sotme dyshohet se është bërë e shkuara e tij kriminale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armand gjini tonin gjini vrasje në rrëshen vritet ushtari i met kananit armando gjini armand gjini tonin gjini vrasje në rrëshen vritet ushtari i met kananit armando gjini

Sondazh

Poll