Aktualitet

E rëndë në Fier/ Vritet me thikë 23-vjeçari nga Tropoja dhe hidhet në kanal, 4 vite më parë i akuzuar për vjedhje (EMRI

12 Gusht 2019, 05:49 Nga DOSJA
E rëndë në Fier/ Vritet me thikë 23-vjeçari nga

Fier- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier pasi është vrarë me thikë një 23-vjeçari Florian Selimi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se viktima me origjinë nga Tropoja  është gjetur në orën  07:00 të mëngjesit, në një kanal te vendi i quajtur  “Kthesa e Hamilit”.

Ai dyshohet se është vrarë pas një sherri që mund të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia gjithashtu ka konstatuar edhe një makinë tip “Reno” të braktisur në këtë zonë, ndërsa nga dyshimet e para thuhet se viktima është nxjerrë nga mjeti dhe më pas është ekzekutuar. Gjithashtu ka dyshime të forta se Selimi,  mund të ketë ndaluar në Sulaj të Fierit për të rregulluar një defekt pasi makina u gjet me kofano të hapur dhe një gomë t¡ hequr.

Policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në pyetje nga policia janë marrë deri më tani disa persona.

Duhet të themi se në vitin 2015, Selimi është akuzuar se ka vjedhur një makinë, të cilën më pas e ka djegur në rrethana të paqarta. Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje lidhet me arrestimin e tij nga policia katër vite më parë. Prej 20 vitesh ai jetonte në Sulaj të Fierit.

Makina e braktisur

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet florian selimi vrasje në fier vritet 23 vjeçari në fier florian selimi vrasje në fier vritet 23 vjeçari në fier

Sondazh

Poll