Aktualitet

Rrëshen/Ekzekutohet në sy të dy fëmijëve dhe gruas Armando Gjini, 3 muaj më parë i shpëtoi atentit me eksploziv

  • Ky është Armando Gjini, ushtari i Met Kananit që u vra në Rrëshen/ Tritoli që i vunë disa muaj më parë
  • Ekzekutohet me armë zjarri mes Rrëshenit Armando Gjini, ushtari i Met Kananit, baronit të drogës. Gjini është vrarë në sy të dy fëmijëve të mitur dhe gruas së tij. pranë Katedrales së qytetit.Gjendet një makinë e djegur në Kodër-Rrëshen pas.Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje. Policia në kërkim të autorëve.
    Përditësuar:

    Rrëshen: Në qendër të qytetit të Rrëshenit është ekzekutuar me armë zjarri mesditën e sotme 48-vjeçari Tonin Gjini (Armando Gjini), i njohur ndryshe si ushtari i bandës së Met Kananit.  Ai është vrarë në sy të dy fëmijëve të mitur, menjëherë pasi ka ndaluar makinën pranë Katedrales së këtij qyteti, teksa  gruaja e tij po futej në një market. Makina është bërë shoshë nga plumbat dhe kanë shpëtuar mrekullisht dy fëmijët e tij.

    Në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit janë vendosur postblloqe policie, ndërkohë që një makinë e djegur është gjetur pas ngjarjes. Makina u gjet në Kodër-Rrëshen dhe dyshohet se iu përket autorëve.

    Tonin Gjini nuk është emër i panjohur për policinë. Ai njihet si person me precedentë të mëparshëm penalë. 48-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj në operacionin  ‘Precizioni’ si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani, por qëndroi vetëm 4 ditë në burg dhe u lira.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pak muaj pas daljes nga burg, më 6 maj të 2019 viktimës iu vu tritol në makinën e tij. Ai bashkë me familjen e tij shpëtuan mrekullisht pasi pikasi lëndën shpërthyese para se të futej në mjet. Sasia e eksplozivit i ishte vendosur në sediljen e pasme të makinës.

    Gjini prej vitesh ka qenë anëtar i bandës së Met Kananit, i cili njihet si baroni shqiptar i drogës. Ky i fundit është përfolur edhe nga mediet turke për shkak të famës që ka marrë në atë vend si koka e bande ndërkombëtare droge.

    J.V/Dosja.al

    • 17:41

      ‘2 vrasje në 12 orë!’, Berisha flet me emra: Familja mafioze që do t’i marrë postin Lleshajt

      Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes së Tonin Gjonit në Rrëshën në prani të fëmijëve të tij.

      Berisha shkruan se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po i bën dorëzimin e postit të tij ministrit të familjes “Blendi”, duke mos e shkruar mbiemrin e tij.

      “Vrasjet mafiozë janë ligji i narkoshtetit! 2 vrasje në 12 orë! Në 12 orë, dy vrasje të stilit mafioz, njëra në Rrëshen tjetra në Fier, rendi në duart e mafies. Vrasësit u larguan në drejtim të kafeneve. Ministri i Brendshëm po i bën dorëzimin Ministrit të familjes Blendi ….,“-shkruan Berisha. 

    • 16:28

      Ardi Veliu me urgjencë në Mirditë, ‘rreshtore’ Komisariatit

      Ardi Veliu

      Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është nisur me urgjencë drejt komisariatit të policisë së Rrëshenit.

      Burime bëjnë me dije Veliu do të zhvillojë një mbledhje me strukturat e policisë pas vrasjes me kallashnikov të Tonin Gjinit.

    • 14:22

      Gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përket vrasësve të Tonin Gjinit

      Është gjetur një makinë e djegur në vendin e quajtur Kodër në Rrëshen. Dosja.al mëson se paraprakisht dyshohet se automjeti i djegur u përket autorëve të vrasjes së Armando Gjinit.

      Armando Gjini, i njohur për autoritetet si ushtari i Met Kananit u vra në qytetin eRrëshenit. Disa muaj më parë atij tentuan t’i bënin një atentat me tritol, nga i cili shpëtoi mrekullisht. 48-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e bandës së Met Kanani, në kuadër të operacionit ‘Precizioni’. Shkak për vrasjen e sotme dyshohet se është bërë e shkuara e tij kriminale.

    • 13:43

      Makina e bërë shoshë nga plumbat, pamje nga vendi ku u vra Armando Gjini, si shpëtuan mrekullisht dy fëmijët e mitur (VD)

      Janë publikuar pamjet nga vrasja e Armando Gjinit, i cili u vra nga një breshëri plumbash në mes të qytetit të Rrëshenit. 48-vjeçari u ekzekutua në sy të dy fëmijëve dhe gruas së tij.

      Pak minuta më parë policia gjeti një makinë e djegur u gjet në Kodër Rreshen  1 orë pas ngjarjes dhe dyshohet se iu përket autorëve të vrasjes.

      Dosja.al ka siguruar pamjet nga makina e cila është bërë shoshë nga plumbat.  Dy fëmijët e mitur të Armando Gjinit kanë shpëtuar mrekullisht.

    • 12:37

      Ndaloi makinën me dy fëmijët e mitur, gruaja hyri në market. Si u vra ushtari i Met Kananit

      Është zbardhur zanafilla e vrasjes së ushtarit të Met Kananit, që u ekzekutua ditën e sotme në Rrëshen. Dosja.al mëson se Armando Gjini ka qenë duke udhëtuar në automjet me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të mitur.

      48-vjeçari, i njohur si Tonin Gjini ka ndaluar makinnë pranë katedrales në Rrëshen pasi gruaja e tij ka dashur të futet në market. Në këtë moment atentatorët kanë përfituar dhe i janë afruar automjtit.

      Ata e kanë ekzekutuar Armando Gjinin në sy të dy fëmijëve të tij të mitur dhe janë larguar në drejtim të paditur.

    • 12:21

      DETAJE/ E vranë para katedrales në sy të të gjithëve, ja vendi ku u ekzekutua ushtari i Met Kananit në Rrëshen

      Kanë dalë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Armando Gjinit, ushtarit të Met Kananit që u vra ditën e sotme në Rrëshen. Në një status në Facebook, Dioqeza e Rrëshenit ka bërë një reagim ku ka dhënë edhe vendin se ku u ra Gjini.

      Armando, 48-vjeçari i njohur edhe me emrin Tonin Gjini është ekzekutuar në trotuarin e katedrales së Rrëshenit.

      Katedralja në Rrëshen

      Mu në mes të ditës, në mes të qytetit, në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit, sot u mor një jetë në mënyrë kriminale, me gjakftohtësi, para syve të të gjithëve.
      Deri kur kështu?”- shkruan Dioqeza në status.

    • 12:02

      Kush është Armando Gjini, ushtari i bandës së Met Kananit që u ekzekutua në mes të Rreshenit

      Armando Gjini , viktima

      Armando Gjini, i njohur ndryshe edhe si Tonin Gjini është 45-vjeçari që u ekzekutua ditën e sotme në Rrëshen.

      Gjini u vra vetëm pak çaste më parë ndërkohë që ende nuk dihen rrethnaat e ngjarjes apo autorët. Ndërkohë Dosja.al mëson se ky nuk është hera e parë që 45-vjeçari tentohet të ekzekutohet.

      Pak muaj më parë, në maj të 2019-s, Armando Gjinit i vendosën një sasi eksplozivi në sedilje, e cila fatmirësisht nuk shpërthue. Gjini deklaroi në atë kohë se kishte marrë makinën tip ‘Benz’ me targa ‘AA334 UJ’ për të dërguar fëmijë në shkollë dhe se pakon me lëndën plasëse të llojit eksploziv, ka munduar ta diktojë vetëm pasi është rikthyer në banesë.

      Ai lajmëroi menjëherë autoritetet për këtë gjë, të cilët e spostuan në një distancë të largët nga pallatet duke bërë shpërthimin e kontrolluar.

      Në atë kohë Tonini u shpreh se nuk kishte konflikte me asnjë njeri por Dosja.al ka zbardhur të shkuarën e Armando Gjinit, të njohur ndryshe edhe si ushtari i Met Kananti, baronit të drogës.

      45-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e bandës së Met Kanani, në kuadër të operacionit ‘Precizioni’. 4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burgu.

      Met Kanani njihet si baroni shqiptar I drogës. Ai është përfolur edhe nga mediet turke për shkak të famës që ka marrë në atë vend si koka e një rrjeti trafokantësh.

    Shto Koment