Aktualitet

Kërcënoi me armë një person që më pas vrau veten, arrestohet 42-vjeçari nga Laçi

12 Gusht 2019, 11:30 Nga DOSJA
Kërcënoi me armë një person që më pas vrau veten,

BULQIZË– Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme. Bëhet me dije se personi me inicialet B.O., akuzhet se ka kanosur një person në vitin 2018.

I kanosur pak kohë pas ngjarjes ka vrarë veten. 42-vjeçari, banues në Laç akuzohet për të njëjtën vepër penale kundrejt një tjetër personi.

Mësohet se i arrestuari para disa ditësh në aksin rrugor Milot-Laç, ka kanosur me armë një shtetas, duke i dëmtuar gomat e automjetit.

Njoftim i policisë Bulqizë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Bie në prangat e Policisë një 42 vjeçar për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në orët e para të mëngjesit është kapur dhe ndaluar në qytetin e Bulqizës, shtetasi :

B.O, 42 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas më datë 24.04.2018, në fshatin Mishter, Klos, ka kanosur me armë shtetasin A.H (i cili në 2018 ka vrarë veten)

Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”

Gjithashtu po në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për të njëjtat vepra penale, pasi më datë 03.08.2019, në aksin rrugor Milot-Laç, ka kanosur me armë një shtetas, duke i dëmtuar gomat e automjetit.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Dibër veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 42 vjecari nga laci bulqize kanosje me arme arrestohet 42 vjecari nga laci bulqize kanosje me arme

Sondazh

Poll