Aktualitet

DETAJE/ E vranë para katedrales në sy të të gjithëve, ja vendi ku u ekzekutua Armando Gjini në Rrëshen

12 Gusht 2019, 10:27 Nga DOSJA
DETAJE/ E vranë para katedrales në sy të të gjithëve,

MIRDITË– Kanë dalë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Armando Gjinit, ushtarit të Met Kananit që u vra ditën e sotme në Rrëshen. Në një status në Facebook, Dioqeza e Rrëshenit ka bërë një reagim ku ka dhënë edhe vendin se ku u ra Gjini.

Armando, 48-vjeçari i njohur edhe me emrin Tonin Gjini është ekzekutuar në trotuarin e katedrales së Rrëshenit.

Mu në mes të ditës, në mes të qytetit, në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit, sot u mor një jetë në mënyrë kriminale, me gjakftohtësi, para syve të të gjithëve.
Deri kur kështu?”- shkruan Dioqeza në status.

Armando Gjini, i njohur për autoritetet si ushtari i Met Kananit u vra në qytetin e Rrëshenit. Disa muaj më parë atij tentuan t’i bënin një atentat me tritol, nga i cili shpëtoi mrekullisht. 48-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e bandës së Met Kanani, në kuadër të operacionit ‘Precizioni’.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armando gjini ekzekutohet ushtari i met kananit tonin gjini vrasje në rrëshen armando gjini ekzekutohet ushtari i met kananit tonin gjini vrasje në rrëshen

Sondazh

Poll