Aktualitet

Mbillte drogë në Librazhd, arrestohet 30-vjeçari, procedohen kryeplaku i fshatit dhe dy inspektorë pyjesh

12 Gusht 2019, 11:10 Nga DOSJA
Mbillte drogë në Librazhd, arrestohet 30-vjeçari, procedohen

Librazhd- Një 30-vjeçar është arrestuar në  Librazhd pasi akuzohet se kishte mbjellë lëndë narkotike.

Nga policia është arrestuar L.T., 30 vjeç pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin N.N, D.V., dhe N.A., Inspektorë pyjor pranë Drejtorisë Shërbimit Pyjor Prrenjas, D.B., kryeplakun e fshatit Sopot, kanë kultivuar bimë narkotike. Këta të fundit janë proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit Elbasan, kanë ushtruar kontroll dhe në përroin e Gostimës, pranë fshatit Sopot të Prrenjasit, dhe gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi fidanë kanabis të kultivuar në tokë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit: L.T., 30 vjeç, banues në Prrenjas.

Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: N.Nj., pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin L.T., kanë kultivuar bimë narkotike, si dhe D.V., dhe N.A., Inspektorë pyjor pranë Drejtorisë Shërbimit Pyjor Prrenjas, D.B., kryeplaku i fshatit Sopot, për veprën penale , “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 30-vjeçari drogë në librazhd arrestohet 30-vjeçari drogë në librazhd

Sondazh

Poll