Aktualitet

Ndaloi makinën me dy fëmijët e mitur, gruaja hyri në market. Si u vra Armando Gjini në Rrëshen

12 Gusht 2019, 10:40 Nga DOSJA
Ndaloi makinën me dy fëmijët e mitur, gruaja hyri në market.

MIRDITË– Është zbardhur zanafilla e vrasjes së ushtarit të Met Kananit, që u ekzekutua ditën e sotme në Rrëshen. Dosja.al mëson se Armando Gjini ka qenë duke udhëtuar në automjet me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të mitur.

48-vjeçari, i njohur si Tonin Gjini ka ndaluar makinnë pranë katedrales në Rrëshen pasi gruaja e tij ka dashur të futet në market. Në këtë moment atentatorët kanë përfituar dhe i janë afruar automjetit.

Ata e kanë ekzekutuar Armando Gjinin në sy të dy fëmijëve të tij të mitur dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Armando Gjini, i njohur për autoritetet si ushtari i Met Kananit u vra në qytetin e Rrëshenit. Disa muaj më parë atij tentuan t’i bënin një atentat me tritol, nga i cili shpëtoi mrekullisht. 48-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e bandës së Met Kanani, në kuadër të operacionit ‘Precizioni’. Shkak për vrasjen e sotme dyshohet se është bërë e shkuara e tij kriminale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armando gjini met kanani tonin gjini vrasje në rrëshen vritet ushtari i met kananit armando gjini armando gjini met kanani tonin gjini vrasje në rrëshen vritet ushtari i met kananit armando gjini

Sondazh

Poll