Aktualitet

Rrëshen/Ekzekutohet në sy të dy fëmijëve dhe gruas Armando Gjini, 3 muaj më parë i shpëtoi atentit me eksploziv

12 Gusht 2019, 09:35 Nga DOSJA
Rrëshen/Ekzekutohet në sy të dy fëmijëve dhe gruas

Rrëshen: Në qendër të qytetit të Rrëshenit është ekzekutuar me armë zjarri mesditën e sotme 48-vjeçari Tonin Gjini (Armando Gjini), i njohur ndryshe si ushtari i bandës së Met Kananit.  Ai është vrarë në sy të dy fëmijëve të mitur, menjëherë pasi ka ndaluar makinën pranë Katedrales së këtij qyteti, teksa  gruaja e tij po futej në një market. Makina është bërë shoshë nga plumbat dhe kanë shpëtuar mrekullisht dy fëmijët e tij.

Në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit janë vendosur postblloqe policie, ndërkohë që një makinë e djegur është gjetur pas ngjarjes. Makina u gjet në Kodër-Rrëshen dhe dyshohet se iu përket autorëve.

Tonin Gjini nuk është emër i panjohur për policinë. Ai njihet si person me precedentë të mëparshëm penalë. 48-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj në operacionin  ‘Precizioni’ si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani, por qëndroi vetëm 4 ditë në burg dhe u lira.

Pak muaj pas daljes nga burg, më 6 maj të 2019 viktimës iu vu tritol në makinën e tij. Ai bashkë me familjen e tij shpëtuan mrekullisht pasi pikasi lëndën shpërthyese para se të futej në mjet. Sasia e eksplozivit i ishte vendosur në sediljen e pasme të makinës.

Gjini prej vitesh ka qenë anëtar i bandës së Met Kananit, i cili njihet si baroni shqiptar i drogës. Ky i fundit është përfolur edhe nga mediet turke për shkak të famës që ka marrë në atë vend si koka e bande ndërkombëtare droge.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armando gjini ekzekutohet ushtari i met kananit tonin gjini vrasje në rrëshen armando gjini ekzekutohet ushtari i met kananit tonin gjini vrasje në rrëshen

Sondazh

Poll