Aktualitet

Ky është Armando Gjini, ushtari i Met Kananit që u vra në Rrëshen/ Tritoli që i vunë disa muaj më parë

12 Gusht 2019, 10:00 Nga DOSJA
Ky është Armando Gjini, ushtari i Met Kananit që u vra në

MIRDITË– Armando Gjini, i njohur ndryshe edhe si Tonin Gjini është 45-vjeçari që u ekzekutua ditën e sotme në Rrëshen.

Gjini u vra vetëm pak çaste më parë ndërkohë që ende nuk dihen rrethnaat e ngjarjes apo autorët. Ndërkohë Dosja.al mëson se ky nuk është hera e parë që 45-vjeçari tentohet të ekzekutohet.

Pak muaj më parë, në maj të 2019-s, Armando Gjinit i vendosën një sasi eksplozivi në sedilje, e cila fatmirësisht nuk shpërtheu. Gjini deklaroi në atë kohë se kishte marrë makinën tip ‘Benz’ me targa ‘AA334 UJ’ për të dërguar fëmijë në shkollë dhe se pakon me lëndën plasëse të llojit eksploziv, ka munduar ta diktojë vetëm pasi është rikthyer në banesë.

Ai lajmëroi menjëherë autoritetet për këtë gjë, të cilët e spostuan në një distancë të largët nga pallatet duke bërë shpërthimin e kontrolluar.

Në atë kohë Tonini u shpreh se nuk kishte konflikte me asnjë njeri por Dosja.al ka zbardhur të shkuarën e Armando Gjinit, të njohur ndryshe edhe si ushtari i Met Kananit, baronit të drogës.

45-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e bandës së Met Kanani, në kuadër të operacionit ‘Precizioni’.

4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burgu.

Met Kanani njihet si baroni shqiptar i drogës. Ai është përfolur edhe nga mediat turke për shkak të famës që ka marrë në atë vend si koka e një rrjeti traifkantësh.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armando gjini tonin gjini vrasje në rrëshen vritet ushtari i met kananit armando gjini armando gjini tonin gjini vrasje në rrëshen vritet ushtari i met kananit armando gjini

Sondazh

Poll