Aktualitet

Qëndroi 5 orë i vdekur në shtyllë, OSHEE reagon pas skandalit të elektriçistit

24 Shkurt 2019, 20:41 Nga DOSJA
Qëndroi 5 orë i vdekur në shtyllë, OSHEE reagon pas

OSHEE ka reaguar pas skandalit të ditës së sotme, teksa trupi i elektriçistit qëndroi për 5 orë i vdekur në shtyllë. Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, OSHEE shkruan se aktualisht trupi i viktimës ndodhet për ekzaminime të mëtejshme në morgun e spitalit të Bajram Currit për të mësuar shkaqet e vdekjes.

Njoftimi i OSHEE në lidhje me ngjarjen:

Sot rreth orës 16:00, strukturat e agjencisë OSHEE Pukë janë njoftuar nga banorë të fshatit Fierzë se është gjendur i vdekur elektricisti Prend Ceca, 34 vjeç nga Puka. Elektricisti është gjendur pa shenja jete në shtyllën e fiderit Iballë, pjesë e Nst Gropaj, i cili ndodhet midis Tropojës dhe Pukës.

Ne vendngjarje janë nisur ekipet e OSHEE, ndërsa më herët është njoftuar edhe Policia e Shtetit. Trupi i viktimës ndodhet për ekzaminime të mëtejshme në morgun e spitalit të Bajram Currit për të mësuar shkaqet e vdekjes. OSHEE gjen rastin t’i shprehe ngushëllimet me te sinqerta familjes se te ndjerit, kolegeve dhe te afërmeve te tij.

Ditën e sotme ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë teksa trupi i elektriçistit të ndjerë, Prend Ceca qëndroi për më shumë se 5 orë në shtyllë. Ceca ishte ngjitur në shtyllë për të riparuar një defekt, dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ku si pasojë ka ndërruar jetë në orën 15:00. Por vetëm pasi skandali u bë publik, pas denoncimit të gazetarit Armir Mehja, u arrit të ndërhyhej për të zbritur trupin e pajetë nga shtylla, ku qëndronte prej 5 orësh. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fierze prenc ceca puke skandali i elektricistit vdes elektricisti fierze prenc ceca puke skandali i elektricistit vdes elektricisti

Sondazh

Poll