Aktualitet

Vrasja e ish-policit Arben Bilali, policia zbulon gjurmët e autorëve

24 Shkurt 2019, 17:23 Nga DOSJA
Vrasja e ish-policit Arben Bilali, policia zbulon gjurmët e autorëve

Tiranë– Hetimet për zbulimin e autorëve të vrasjes së ish-policit Arben Bilali kanë avancuar. Dosja.al mëson se grupi hetimor ka zbuluar gjurmët e autorëve në makinën e braktisur nga këta të fundit.

Ditën e vrasjes, aurtorët u përpoqën ta digjnin makinën bashkë me provat në Mjull të Bathores pasi kryen krimin, por thjesht arritën ta spërkasinin me benzinë. Gjashtë ditë pas ekzekutimit të Arben Bilalit, automjeti që u përdor për realizimin e vrasjes, makina “Mercedes Benz CLS” me targa të vjedhura u gjet dhe u dërgua në laboratorin e Policisë Shkencore, iu nënshtrua një ekzaminimi të detajuar, I cili zbuloi edhe gjurmët e autorëve. (Lexo këtu)

Ish-polici Arben Bilali, 50 vjeç u vra me armë zjarri më datë 30 janar. Bilali po zbriste nga një automjet tip “Volksëagen Golf” me targa të huaja dhe po ecte në drejtim të banesës së tij, kur pas tij u afrua një automjet tip “Mercedes Benz S” i zi dhe me targa të falsifikuara dhe e qëlloi 15 herë me breshëri duke e lënë të vdekur në vend.

Ish-polici i FNSH jetonte prej vitesh i ngujuar, pasi i janë vrarë më herët dy vëllezërit e tij, Bujar Bilali në 1997 dhe Leonard Bilali në 2010-ën. Pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes, për shkak të konflikteve që familja Bilali ka patur me familjen Xhabafti. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben bilali familja xhabafti gjakmarrja bilali-xhabafti vrasja e ish-policit arben bilali familja xhabafti gjakmarrja bilali-xhabafti vrasja e ish-policit

Sondazh

Poll