Aktualitet

Skandali/ Pas 5 orësh qëndrimi në shtyllë, trupi i elektriçistit Prend Ceca më në fund dërgohet në morg

24 Shkurt 2019, 18:25 Nga DOSJA
Skandali/ Pas 5 orësh qëndrimi në shtyllë, trupi i

Pukë– Ditën e sotme ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë, teksa trupi i pajetë të një elektriçisti ka qëndruar për 5 orë në shtyllën e tensionit në Fierzë, Pukë. Bëhet fjalë për elektriçistin Prend Ceca, 34 vjeç i cili ndërroi jetë në orën 15:00 të ditës së sotme. Ceca ishte ngjitur në shtyllë për të riparuar një defekt, dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Deri para pak minutash askush nuk kishte ndërmarrë masa për zbritjen e trupit të pajetë nga shtylla. Gazetari nga Puka, Armir Mehja bëri edhe denoncimin publik të këtij skandali me anë të një statusi në rrjetet sociale. “Vërtet SKANDAL. Si është e mundur që elektriçisti Prend Ceca i vdekur që në orën 15:00 në majë të shtyllës dhe ende nuk ka shkuar askush në Fierzë për të zbritur trupin e pajetë. Ku jemi. A ju vjen TURP o ju që keni përgjegjësi për këtë rast?! Ja shtuat dhimbjen familjes së Ceca dhe Fierzakëve. JAZËK!”- shkruante gazetari në Facebook

Ndërkohë policia pretendon se ka qenë e pamundur zbritja e viktimës nga shtylla pasi sipas tyre bëhet fjalë për shtyllën e tensonit të lartë dhe rreziku është shumë i madh. Ndërhyrja u bë e mundur pas 5 orësh, teksa në Fierzë kanë mbërritur dy grupe të spacializuara dhe kanë transportuar vitkimën për në morgun e Tropojës. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armir mehaj prend ceca trupi i elektricistit vdes elektricisti armir mehaj prend ceca trupi i elektricistit vdes elektricisti

Sondazh

Poll