Aktualitet

Zjarr i madh në Krujë, digjen pyjet për të mbjellë kanabis

24 Shkurt 2019, 16:28 Nga DOSJA
Zjarr i madh në Krujë, digjen pyjet për të mbjellë

Krujë– Një zjarr i madh ka përfshirë dy fshatrat e Krujës, Barkanesh dhe Zgërdhesh. Dosja.al mëson se zjarri është i qëllimshëm pasi vetëm në fshatin Barkanesh janë 15 vatra. Të njëjtat burime raportojnë se pyjet digjen për të krijuar hapësirë, pasi po afron sezoni i mbjelljes së kanabisit.

Raportohet se zjarri është favorizuar edhe nga era e fortë që fryn nga veriu. Është kërkuar ndërhyrja e forcave të ushtrisë për të neutralizuar zjarrin, pasi terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrëfikësve.

Pyjet që po digjen përbëhen nga pisha, ullinj, ferra dhe shkurre, por nëse nuk ndërhyhet për shuarjen e flakëve, zjarri do të përhapet dhe do të sjellë probleme në zonat e këtyre fshatrave.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet barkanesh digjen pyje kruje mbjellje e kanabisit zgerdhesh zjarr i madh ne kruje barkanesh digjen pyje kruje mbjellje e kanabisit zgerdhesh zjarr i madh ne kruje

Sondazh

Poll