Aktualitet

Bashkoi Berishën dhe Veliajn, biznesmeni Luan Bregasi do të ndërtojë pallat buzë rrugës kryesore (Foto)

24 Shkurt 2019, 16:20 Nga DOSJA
Bashkoi Berishën dhe Veliajn, biznesmeni Luan Bregasi do të

Tiranë– Ish-kryeministri Sali Berisha publikon gjithmonë në profilin e tij në rrjetin social Facebook denoncime të shumta që i vijnë nga ‘qytetari dixhital’ në inbox. Ditën e kaluar në orën 18:16, Berisha postoi një status ku denonconte prishjen e pronës së një qytetari në zonën e komunës së Parisit.

Shikoni si i grabitet prona qytetarit nga mafia shtetërore Lal Plehu,”– shkruante ish-kryeministri në statusin e tij. Më tej vijonte denoncimi ku thuhej se në zonën e Komunës së Parisit do të ndërtohet një pallat shumëkatësh. Për këtë arsye, sipas denoncimit të bërë nga Berisha janë mbyllur dyqane, furrë buke, madje dhe karburanti i njohur dhe i vetmi në këtë zonë.

Zona në formë trekëndëshi mbahej edhe e rrethuar.Madje zëra jozyrtarë thonë se për këtë pallat u devijua edhe rruga kryesore në Komunë që iu nënshtrua një vit më parë rikonstrusionit. Pikërisht te kjo pike rruga kryesore pëson një kthesë të fortë ndërsa vendi i projektuar për pallat në formë hunde qëndron pikërisht i braktisur nga bizneset dhe nga kalimtarët. Sepse ky truall nuk iu nënshtrua as rikonstruksionit që iu nënshtrua gjithë zona e Komunës.

Mënjeherë pas postimit të bërë nga Berisha i cili ngriti shqetësimin e qytetarit dixhital shiritat që rrethonin zonën në fjalë u hoqën, ndërkohë që punimet kanë filluar pa u shqetësuar nga denoncimi i bërë. Edhe vetë ish-kryeministri e fshiu statusin në Facebook.

Pyetja që na vjen ndërmend është: Kush fshihet pas ndërtimit të këtij pallati, që bashkon ish-kryeministrin Sali Berisha me kryebashkiakun Erion Veliaj?!

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se biznesmeni që do të ndërtojë pallatin në formë hunde buzë rrugës kryesore në Komunën e Parisit është Luan Bregasi. Banorët e zonës përmendën emrin e biznesmenit Bregasi dhe theksojnë më tej se do të prishen edhe disa biznese të tjera të zonës, në mënyrë që të mos pengohen punimet e këtij ndërtimi të ri.

Vendi ku do të bëhet ndërtimi i pallatit në Komunën e Parisit

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denoncim nga berisha erion veliaj ndertimi ne komunen e parisit pallat shumekatesh sali berisha denoncim nga berisha erion veliaj ndertimi ne komunen e parisit pallat shumekatesh sali berisha

Sondazh

Poll