Sport

‘In extremis’, Milani siguron firmën e amerikanit Sergino Dest...

Kampionët e Italisë kanë bërë një lëvizje befasuese në mbyllje të merkatos verore

1 Shtator 2022, 06:44 Nga DOSJA

‘In extremis’, Milani siguron firmën e amerikanit Sergino

ITALI - Kuqezinjtë e Milanos kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë amerikan, Sergino Dest në mbyllje të merkatos verore. Mbrojtësi amerikan nuk ishte në planet e trajnerit Xavi Hernandez dhe Barcelona ka pranuar ofertën e gjigantit italian për huazimin e futbollistit.

Ka qenë eksperti i tregut të transferimeve, Fabrizio Romano, ai që ka zbuluar marrëveshjen e arritur mes dy klubeve. Dest do t’i bashkohet Milanit si huazim për një vit, k,u kuqezinjtë do të kenë detyrimin e blerjes së lojtarit për 20 milionë euro në verën e vitit 2023, por që nuk është e detyrueshme.

‘In extremis’, Milani siguron firmën e amerikanit Sergino

Lojtari i kombëtares amerikan do të flutojë drejt Milanos të mërkurën në mëngjes për të nënshkruar kontratën dhe të zyrtarizohet si futbollist i kuqezinjve për t’u vënë nën urdhërat e trajnerit Pioli. Te blaugrana që nga viti 2020 (marrë nga Ajax), Sergino Dest do të zëvendësonte Florenzin, që u dëmtua në ndeshjen kundër Sassuolos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll