Sport

Vlahoviç hap ndeshjen, Milik e mbyll. Juve mund Spezian me sforco! Napoli bën gafën e madhe ndaj Lecces

Në javën e katërt të Serie A, Napoli nuk shkon më shumë se 1-1 në shtëpi ndaj Lecces. Skuadra drejtuar nga Spalleti shkon në kuotën e 8 pikëve, por nuk ndjek hapin e Romës që është në krye me 10 pikë.

31 Gusht 2022, 22:50 Nga DOSJA

Vlahoviç hap ndeshjen, Milik e mbyll. Juve mund Spezian me sforco! Napoli

ITALI- Në javën e katërt të Serie A, Napoli nuk shkon më shumë se 1-1 në shtëpi ndaj Lecces. Skuadra drejtuar nga Spalleti shkon në kuotën e 8 pikëve, por nuk ndjek hapin e Romës që është në krye me 10 pikë. Spalleti kryen rotacion dhe ekipi vuan. Në minutën e 25', portieri Meret mban në lojë Napolin, pasi Colombo humbet 11-metërsh.

Pas dy minutash, Elmas do të zhbllokonte shifrat. Megjithatë Lecce do të thoshte fjalën e saj, sepse Colombo do të realizonte një perlë në minutën e 31', duke shtangur stadiumin e Napolit. Në pjesën e dytë Spalleti shfaqi një skuadër më ofensive, por pa mundur që të dilnin me tri pikë nga kjo ndeshje.

JUVENTUS-SPEZIA 2-0

Pas dy barazimeve radhazi, Juventus rikthehet të fitojë. Ekipi bardhezi mposht 2-0 Spezian dhe ngjitet në kuotën e tetë pikëve aq sa kanë Milan, Lazio dhe Napoli.

Në 'Allianz Stadium' ekipi drejtuar nga Allegri e nis mirë takimin dhe zhbllokon takimin në minutën e 9' me Vlahovic nga një goditje dënimi. Vendasit vuajnë dhe e kanë të vështirë të mbyllin llogaritë e ndeshjes, madje do të duhej minuta e 91' që Milik të shënonte të dytin.

E.Ç (Dosja.al)

juventus vlahovic napoli

Sondazh

Poll