Sport

U bë virale me puthjen në buzë dhe përqafimin me babain, tenistja çeke merr vendimin ekstrem: Kjo nuk do të ndodhë më!

Sara Bejlek, një teniste 16-vjeçare nga Republika Çeke, tha se ajo dhe ekipi i saj nuk do të festojnë në rast suksesi si gjatë kualifikimeve të US Open që rezultuan në kritika negative.

31 Gusht 2022, 19:01 Nga DOSJA

U bë virale me puthjen në buzë dhe përqafimin me babain,

SHBA- Sara Bejlek, një teniste 16-vjeçare nga Republika Çeke, tha se ajo dhe ekipi i saj nuk do të festojnë në rast suksesi si gjatë kualifikimeve të US Open që rezultuan në kritika negative. Më datë 28 gusht, u bë virale një video ku shfaqej tenistja duke ndarë gëzimin me babain e saj.

Pasi 16-vjeçarja përqafoi të atin, shkëmbeu edhe puthje në buzë. Por një tjetër moment që është komentuar shumë janë duart e të atit dhe trajnerit në të pasmet e tenistes. Ndërsa fliste me gazetarët, Bejlek tha: "Sigurisht që e pashë videon, ishte një reagim spontan i të gjithë ekipit. Ne u gëzuam”, tha Bejlek.

“Me siguri mund të duket e papërshtatshme dhe e pakëndshme për disa, por ne e kemi diskutuar tashmë me ekipin. Nuk do të ndodhë më.”Pasi Bejlek mposhti britaniken Heather ëatson të premten, njerëzit në Tëitter u befasuan nga festimi mes atletes adoleshente dhe babait të saj dhe trajnerit prej shumë kohësh.“Babi është babai im dhe do të jetë gjithmonë. Dhe trajnerin e kam njohur që në moshën 8-vjeçare," tha Bejlek.

“Nëse diçka e ngjashme do të ndodhte në Republikën Çeke, askush nuk do të merrej me të. Por meqë jemi në Amerikë, të gjithë e komentojnë. Por siç them unë, ne folëm dhe nuk do të ndodhë më.”Bejlek bëri debutimin e saj në shortin kryesor të US Open të martën, duke humbur nga ruseja Ludmilla Samsonova e Rusisë në raundin e parë, 6-1, 6-3.

E.Ç (Dosja.al)

sara bejlek ceki tenis

Sondazh

Poll