Sport

Në minutën e 98', fitorja e Liverpool ndaj Newcastle është për infarkt! Nuk ka fitues mes West Ham-Tottenham

Nuk ka fitues në derbin e Londrës mes West Ham- Tottenham, përballje që përfundoi me shifrat 1-1.

31 Gusht 2022, 23:14 Nga DOSJA

Në minutën e 98', fitorja e Liverpool ndaj Newcastle

ANGLI- Nuk ka fitues në derbin e Londrës mes West Ham- Tottenham, përballje që përfundoi me shifrat 1-1. Një rezultat që nuk i shkon për shtat dy skuadrave që e kërkuan me ngulm fitoren. Ekipi i Contes e mbylli në epërsi pjesën e parë falë autogolit të Kehrer në minutën e 34', por ëest Ham do të barazonte në të 55-tën me Soucek.

Gjithsesi, ekipi i Contes mbetet në vendin e tretë me 11 pikë, katër më pak se Arsenali kryesues. Fitorja 9-0 ndaj Bournemouth bëri që Liverpool të merrte zemër dhe në takimin ndaj Neëcastle, ekipi drejtuar nga Klopp fiton me shifrat 2-1 vetëm në frymën e fundit. Megjithatë duhet thënë se takimi nisi keq kur Alexandër Isak do të shënonte në minutën e 38', debutim perfekt për suedezin që ka vetëm disa ditë pjesë e Newcastle.

Në pjesën e dytë, pas shumë përpjekjesh erdhi edhe goli i barazimit, i shënuar nga Firmino në minutën e 61-të, ndërsa në minutën e 98', çdo gjë shkoi në ekstazë kur Carvalho me një gjysmëroveshatë do të shënonte duke i dhënë fitoren Liverpool.

E.Ç (Dosja.al)

liverpool premier league

Sondazh

Poll