Sport

Kluivert në mes të rrugës, dështon kontrata me Fulham, FA nuk i jep leje pune…

Në fakt, Justin Kluivert donte të transferohej në Angli, por në momentet e fundit ngjarjet kanë ndryshuar rrjedhë. E ardhmja e sulmuesit holandez e papërcaktuar…

31 Gusht 2022, 18:43 Nga DOSJA

Kluivert në mes të rrugës, dështon kontrata me Fulham, FA

ANGLI - Ndonjëherë gjërat dalin ndryshe. Kalimi i Justin Kluivert (23) në klubin e Premierligës, FC Fulham, duket se ka dështuar. Kjo është bërë e ditur nga disa media britanike njëzëri. Klubi i tij AS Roma dhe anglezët kishin rënë dakord prej kohësh për një tarifë transferimi prej 9.5 milionë euro. Holandezit do t'i duhej vetëm të kryente kontrollin e detyrueshëm mjekësor, por shoqata angleze tani e ka prishur këtë plan.

Sipas raportimeve, FA angleze i ka refuzuar Kluivert një leje pune. Arsyeja? Ai kohët e fundit kishte shumë pak minuta aktivizim me klubin e tij në Serie A. Në fakt, lojtari sulmues luajti ndeshjen e tij të fundit për Romën më 3 tetor 2020, gati dy vjet më parë. Edhe në atë kohë, ai luajti vetëm shtatë minuta kundër Udines.

Menjëherë pas kësaj ai u largua nga klubi roman. Kluivert u transferua në Bundesligë si huazim te RB Leipzig, ku luajti për një vit. Më pas iu desh të kthehej në Itali për t'u huazuar sërish menjëherë. Destinacioni tjetër ishte OGC Nice në Francë. Tani holandezi donte të shkonte në Angli për të luajtur me Fulham, pasi të nënshkruante kontratë. Por kjo është e pamundur për momentin. FA nuk e njih misionin e Kluivert në Francë, kështu që shoqata ka refuzuar një kërkesë për leje pune. Këtë e raportojnë njëzëri “The Athletic” dhe “Sky Sports”.

Sipas ekspertit italian të transferimeve, Gianluca Di Marzio, Kluivert dhe agjentja e tij Rafaela Pimenta ende nuk kanë hequr dorë plotësisht nga lëvizja. Ata janë ende në pritje të zhvillimeve të reja. Megjithatë, qëndrimi i FA duket mjaft i pashpresë në këtë rast.  Përveç kësaj, ata tani duan të shqyrtojnë opsione të tjera. Qëndrimi me Romën shihet si opsioni i fundit. Sepse Kluivert ka pak shanse për të luajtur atje. Klubi i Mourinhos kishte përforcuar aftësitë e tyre sulmuese në verë me Andrea Belotti dhe Paulo Dybala, ndër të tjera. Kësisoj nuk ka vend për Kluivert në skuadër...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll