Sport

Tri realizime dhe golashënuesi i Premier League! City 'shtyp' Nottingham me 'BISHËN' Haaland! Arsenal vazhdon momentin pozitiv

Manchester City nuk tregon mëshirë për asnjë kundërshtar. Pas suksesit me përmbysje ndaj Crystal Palace me shifrat 4-2, këtë herë ekipi drejtuar nga Guardiola fiton me shifrat 6-0 ndaj ndaj Nottingham Forest.

31 Gusht 2022, 22:36 Nga DOSJA

Tri realizime dhe golashënuesi i Premier League! City 'shtyp'

ANGLI- Manchester City nuk tregon mëshirë për asnjë kundërshtar. Pas suksesit me përmbysje ndaj Crystal Palace me shifrat 4-2, këtë herë ekipi drejtuar nga Guardiola fiton me shifrat 6-0 ndaj ndaj Nottingham Forest. Gjithçka ishte e lehtë për kampionët në fuqi ku Haaland shënoi tri herë në minutat 12',23' dhe 28, duke e mbyllur praktikisht ndeshjen pa shkuar në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve.

Ish-sulmuesi i Dortmundin shkon në kuotën e 9 golave në Premier League vetëm në 5 ndeshje, çka do të thotë se vështirë se do të ketë rivalë për çmimin e golashënuesit më të mirë në Premier.Vjen fitorja e pestë radhazi për Arsenalin, që vazhdon të kryesojë me pikë të plota këtë sezon në Premier League.

“Topçinjë” mposhtën 2-1 Aston Villan e Steven Gerrard në një sfidë që ishte e hapur deri në sekondat e fundit.Gabriel Jesus zhbllokoi takimin në favor të vendasve në minutën e 30-të, por miqtë barazuan me Douglas Luiz në minutën e 74-t. “Topçinjtë” reaguan vetëm tri minuta më vonë me Martinellin, që realizoi golin e fitores i shërbyer nga Saka.

E.Ç (Dosja.al)

haaland manchester city arsenal

Sondazh

Poll