Sport

Vazhdon periudha e zezë për lojtarin e Juventusit, dëmtohet keq ndaj Spezias! Duart në fytyrë dhe del me barelë

Periudhë e zezë për Wojciech Szczesny i cili u dëmtua sërish.

31 Gusht 2022, 22:58 Nga DOSJA

Vazhdon periudha e zezë për lojtarin e Juventusit, dëmtohet keq

ITALI- Periudhë e zezë për Wojciech Szczesny i cili u dëmtua sërish. Portieri polak, i cili u rikthye të shtunën me sfidën ndaj Romës pas një dëmtimi të rëndë në kofshën e majtë, është dëmtuar sërish. Këtë herë polaku pati një problem me kaviljen e djathtë.

Në minutat e fundit të pjesës së parë kundër Spezias, portieri u detyrua të largohej nga fusha me barelë, me lot në sy dhe diagnoza e parë flet për një problem serioz. Në orët në vijim ai do t'i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe tabloja klinike do të jetë më e qartë.

Megjithatë, ekziston frika e një ndalese të gjatë: hapësira për Perin, por nuk është e sigurt që Juve nuk do të mund të ndërhyjë në merkato ditën e fundit për të kërkuar një zëvendësues me kosto të ulët.

E.Ç (Dosja.al)

wojciech szczesny juventus

Sondazh

Poll