Sport

E ÇUDITSHME! Shkarkohet juria, e cila pas 24 orë diskutimesh, nuk merr dot një vendim për akuzat ndaj Ryan Giggs…

Për shkak të kësaj situate, një seancë e re është caktuar për datën 7 shtator në Gjykatën e Mançesterit, në të cilën do të vendoset nëse do të ketë një gjyq të ri dhe do të ndryshojë trupa e jurisë.

31 Gusht 2022, 19:34 Nga DOSJA

E ÇUDITSHME! Shkarkohet juria, e cila pas 24 orë diskutimesh, nuk

ANGLI - Gjyqi i Ryan Giggs, i akuzuar për sulm dhe dhunë ndaj ish-të dashurës së tij Kate Greville, arriti në një ngërç këtë të mërkurë, me jurinë që u shkarkua shkak të dështimit për të marrë një vendim.

Sipas shtypit anglez, anëtarët e jurisë shpenzuan 22 orë e 59 minuta duke diskutuar, por në përfundim ata u pushuan, sepse nuk kishin “perspektivë realiste” për të arritur një vendim për këtë çështje.

Për shkak të kësaj situate, një seancë e re është caktuar për datën 7 shtator në Gjykatën e Mançesterit, në të cilën do të vendoset nëse do të ketë një gjyq të ri dhe do të ndryshojë trupa e jurisë. Ish-lojtari dhe trajneri i Uellsit i ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, përkatësisht sjelljen kontrolluese dhe shtrënguese ndaj ish-të dashurës Kate Greville.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll