Sport

Zyrtare/ Chelsea bën goditjen e madhe në limitet e merkatos, shuma e shpenzuar shkon afër rekordit të Maguire

Chelsea bën një tjetër goditje. Gjithmonë dhe vazhdimisht nën tingujt e milionave. Fytyra e re e bluve quhet Wesley Fofana dhe pas disa javësh negociata me Leicesterin, ai është bërë zyrtarisht një futbollist i ri i skuadrës së Thomas Tuchel.

31 Gusht 2022, 18:10 Nga DOSJA
Zyrtare/ Chelsea bën goditjen e madhe në limitet e merkatos, shuma e
Wesley Fofana

ANGLI- Chelsea bën një tjetër goditje. Gjithmonë dhe vazhdimisht nën tingujt e milionave. Fytyra e re e bluve quhet Wesley Fofana dhe pas disa javësh negociata me Leicesterin, ai është bërë zyrtarisht një futbollist i ri i skuadrës së Thomas Tuchel.

Blerja e Fofanës u njoftua në orët e vona të pasdites. Pa referenca në komunikatat për shumën e paguar nga Chelsea për të, e cila gjithsesi është si gjithmonë shumë e lartë: 70 milionë paund, ose rreth 81 milionë euro, plus bonuse. Shuma totale, në çdo rast, nuk do të kalojë 80 milionë paund që Manchester United pagoi Leicesterit në vitin 2019 për të pasur Harry Maguire: rekordi për mbrojtësin më të shtrenjtë ndonjëherë, pra, mbetet ai i anglezit.

"Dy ditët e fundit kanë qenë shumë intensive për mua - tha Fofana për faqen zyrtare të Chelseat - Jam shumë i lumtur. Sot në mëngjes tashmë jam stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, për mua është një ëndërr. Mezi pres të fillojë për të luajtur. Unë jam këtu për të fituar trofe: Champions League, Premier League, FA Cup, Carabao Cup, gjithçka. Kam ardhur për të fituar dhe klubi është ndërtuar për këtë”.

E.Ç (Dosja.al)

fofana chelsea leicester

Sondazh

Poll