Sport

Kthesë e papritur për të ardhmen e Depay, nga Juventus mund të përfundojë te United!

Sulmuesi holandez e ka shtrënguar shumë litarin me Juventusin, i cili mund ta përjashtojë atë pas nënshkrimit me Milik. “Djajtë e Kuq” gati të plotësojnë kërkesat e sulmuesit

31 Gusht 2022, 17:39 Nga DOSJA

Kthesë e papritur për të ardhmen e Depay, nga Juventus mund

SPANJE - Orëve të Memfis Depay te Barcelona me gjasa po i vjen fundit, megjithëse e ardhmja e tij ka marrë një kthesë të papritur. Holandezi e ka gati mbylljen e kontratës me katalanët, por negociatat me Juventusin gati janë të dështuara për shkak të kërkesave financiare të golashënuesit dhe destinacioni i tij tashmë mund të jetë Manchester United.

Trajneri i skuadrës angleze, Erik Ten Hag, ka kërkuar inkorporimin e holandezit pasi ishte një mundësi tregu dhe Memphis do të kishte prioritet rikthimin e tij në Manchester. Situata duhet të zgjidhet sot.

Memphis kishte një ofertë nga Juventusi para rreth tre javësh. Holandezi kërkoi të largohej dhe arriti në mirëkuptim me Barçën, ndërsa avokatët e tij negociuan edhe me Juventusin. Mirëpo sulmuesi ka kërkuar rreth 7 milionë euro neto në sezon, çka klubi italian nuk është i gatshëm t'ia ofrojë ato shifra. Negociatat kanë qenë të tensionuara derisa Juve ka mbyllur një transferim të Milik (Olympique Marseille). 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll