Politike

Berisha: Rama përdori tonelata me euro për të blerë vota! Do rivendosim minimumin jetik dhe do rrisim rrogat

Sipas Berishës Rama ka përdorur tonelata me euro për të blerë votat si dhe e akuzoi për varfërimin e vendit.

30 Gusht 2022, 20:43 Nga e.k
Berisha: Rama përdori tonelata me euro për të blerë vota! Do
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se me të ardhur në pushtet do të rrisë rrogat dhe pensionet si dhe do të rivendosë minimumin jetik. Sipas Berishës Rama ka përdorur tonelata me euro për të blerë votat si dhe e akuzoi për varfërimin e vendit.

Në takimin që po zhvillon me ekspertë të ekonomisë kreu i PD u shpreh se reforma ekonomike do t'u besohet ekpertëve më të mirë.

Sali Berisha: Rama jo vetëm vendosi patronazhistët dhe përdori tonelata euro për të blerë votat por mori dhe certifikantën e shkëlqyer për zgjedhje. Rikthimi i votës, ne nuk vijmë në pushtet pa votë. Vjen problematika e madhe që ne duhet t'i japim përgjigje, reforma ekonomike dhe ne këto reforma do t'ua besojmë ekspertëve kudo që janë këtu apo në disaporë. Kemi qenë dhe mbetemi parti e taksave të ulëta sepse ne besojmë se taksat tona janë më të leverdishme në xhepin e qytetarëve se në arkën e qeverisë, ne jemi konservatorë. Ne do të rivendosim sistemin më të ulët fiskal të mundshëm. Do rivendosim minimumin jetik, le të jetë sa të dojë, nuk do të lejoijmë që këmbanat e urisë të bien sërish për shqiptarët. Do mbajmë një ritëm të pandërprerë të rritjes së rrogave dhe pensioneve. Sot rrogat e shqiptarëve duhet të ishin të paktën 2 herë më të larta se në 2013, minimumi. Duke pasur parasysh rritjen e çmimeve, edhe kjo rritje nuk do të ishte ndonjë rritje e madhe. Po të kemi parasysh vetëm borxhin që ka marrë kjo qeveri, jo sa është krijuar, rrogat mund të rriteshin pa asnjë frikë 2 deri në 3 herë, bashkë me pensionet. Është rritur borxhi në vitet 2005-2013 me 4.4 %, nga 58.2 në 62.6. Janë ndërtuar 11 mijë km rrugë. Çfarë është bërë këto 8 vite kur borxhi është 107 %?! Me rritjen e borxhit kjo qeveri mund të kishte 3-fishuar rrogat pa vështirësi. Rrogat sot në raport inflacionin janë 20-30 % më të ulëta seç ishin në vitin 2013.

sali berisha

Sondazh

Poll