Sport

PSG, Galtier tremb Interin në orët e fundit të merkatos: "Skriniar? Mund të kemi surpriza të këndshme!"

Në prag të transfertës ndaj Toulouse, trajneri i Paris Saint Germain Christophe Galtier foli në konferencën e zakonshme për shtyp në të cilën u diskutua merkato e klubit francez.

30 Gusht 2022, 17:01 Nga DOSJA
PSG, Galtier tremb Interin në orët e fundit të merkatos:
Christophe Galtier

PARIS- Në prag të transfertës ndaj Toulouse, trajneri i Paris Saint Germain Christophe Galtier foli në konferencën e zakonshme për shtyp në të cilën u diskutua merkato e klubit francez. Fabian Ruiz vjen nga Napoli dhe Leandro Paredes është drejt transferimit te Juventus.

Ish-trajneri i Nice ka rihapur sërish dyert për një transferim të Milan Skriniar në orët e fundit dhe duket se Inter ka filluar të dridhet...“Nuk mund t'ju them se ka mbaruar plotësisht”, deklaroi ai. “Gjithmonë ka surpriza në merkato. Skriniar është një lojtar që e kemi synuar për një kohë të gjatë.

Negociatat me Interin janë shumë të vështira, duhet të respektojmë pozicionin e tyre. Por gjithçka është e mundur”.A mund të qëndrojnë të qetë tifozët e Interit apo duhet të fillojnë të shqetësohen? Një gjë është e sigurt: këto 48 orët e fundit të merkatos do të jenë shumë të gjata…

E.Ç (Dosja.al)

christophe galtier psg skriniar

Sondazh

Poll