Sport

Nations League/ Ndeshja me Islandën në “Air Albania”, dalin në shitje biletat

Kujtojmë, se më 24 shtator, të besuarit e Edi Rejës do të përballen me Izraelin në transfertë, ër ta mbyllur aventurën e tyre me ndeshjen ndaj Islandës

30 Gusht 2022, 14:57 Nga DOSJA

Nations League/ Ndeshja me Islandën në “Air Albania”,

TIRANE - Kombëtarja shqiptare do të përballet me Islandën më 27 shtator, duke nisur që nga ora 20:45, një takim që do të luhet në “Air Albania” dhe është sfida e fundit e fushatës së Nations League.

Për këtë duel, Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat, teksa janë bërë të ditur edhe çmimet e tyre për çdo tribunë.

Një sfidë e rëndësishme kjo për kuqezinjtë, të cilët kanë shanset e tyre për t’u kualifikuar më tej në këtë kompeticion, teksa kujtojmë se më 24 shtator të besuarit e Edi Rejës do të përballen me Izraelin në transfertë.

Nations League/ Ndeshja me Islandën në “Air Albania”,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll