Sport

'Beteja' për Skriniar vazhdon, Galtier largon Paredes: “Ai ka një marrëveshje me Juven”...

“Skriniar? Negociatat me Interin janë të vështira, por kanë mbetur edhe 48 orë deri në mbylljen e merkatos, gjithçka është ende e mundur,"- deklaroi trajneri i PSG-së

30 Gusht 2022, 14:30 Nga DOSJA

'Beteja' për Skriniar vazhdon, Galtier largon Paredes: “Ai

FRANCE - Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, ka njoftuar kalimin e Leandro Paredes në Juventus. Paredes nuk do të përfshihet në skuadër për ndeshjen e radhës, pasi ka arritur marrëveshje me Juventusin”, tha trajneri parizien, duke saktësuar megjithatë se marrëveshja mes dy klubeve ende mungon.

Situata e Paredes nuk është e zhbllokuar, por vullneti, nga të dyja palët, është të arrihet mbyllja e kësaj tratative. PSG, e cila filloi me një kërkesë për shitje të plotë për 20 milionë, i tha ‘Po’ vlerësimit të bërë nga Juventusi prej 15 milionësh, duke mbajtur detyrimin për të shlyer. Kjo është arsyeja pse bardhezinjtë, sipas ‘Tuttosport’, mund të vendosin t'i thonë ‘Po’ detyrimit të shpengimit të përshpejtuar, veçanërisht nëse Arthur dhe Fagioli largohen. Gjatë ditës priten kontakte të reja mes palëve.

I mbetur në stol për të gjithë 90 minutat e ndeshjes kundër Monacos, Leandro Paredes duket vërtet i destinuar të largohet nga Parisi për në Torino. Gjithsesi marrëveshja, ende nuk është mbyllur sepse PSG po e tërheq marrëveshjen për një kohë të gjatë, ndoshta edhe për të mos u dhënë avantazhe bardhezinjve në kuadër të ndeshjes së radhës në Champions League.

I pyetur për çështjen e Skriniar, trajneri francez Christophe Galtier tha qartë: "Nuk mund t'ju them se gjithçka ka mbaruar. Negociatat me Interin janë të vështira, por kanë mbetur edhe 48 orë deri në mbylljen e merkatos, gjithçka është ende e mundur." 

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll