Sport

Ronaldon nuk e do më askush, as Sporting Lisbonë! Trajneri kërcënon me dorëheqje nëse vjen portugezi

Pista Cristiano Ronaldo-Napoli mbetet e gjallë edhe nëse është gjithnjë e më e ndërlikuar. Jorge Mendes dëshiron me çdo kusht të kënaqë klientin e tij, i cili dëshiron të largohet nga 'Djajtë e Kuq' dhe të kalojë në një klub që luan Champions League.

30 Gusht 2022, 16:48 Nga DOSJA

Ronaldon nuk e do më askush, as Sporting Lisbonë! Trajneri

ANGLI- Pista Cristiano Ronaldo-Napoli mbetet e gjallë edhe nëse është gjithnjë e më e ndërlikuar. Jorge Mendes dëshiron me çdo kusht të kënaqë klientin e tij, i cili dëshiron të largohet nga 'Djajtë e Kuq' dhe të kalojë në një klub që luan Champions League.

Në Portugali ka nga ata që ëndërrojnë rikthimin te Sporting Lisbonë, ku nisi karriera e tij e jashtëzakonshme. Por pikërisht te Sporting ka nga ata që tashmë kanë ngritur hundën përpara një ardhjeje të mundshme të CR7. Trajneri portugez Amorim - sipas lajmeve të 'The Times' - do të ishte gati të jepte dorëheqjen nëse ish-sulmuesi i Juventusit do të rikthehej në skuadër.

Sipas Amorim, Cristiano Ronaldo nuk do ta forconte skuadrën, por do të prishte ekuilibrat. Megjithatë, Sportingu e ka nisur keq kampionatin, me katër pikë në javë katër javë të zhvilluara.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo champions league sporting lisbone

Sondazh

Poll