Sport

Nis ‘US Open”, eliminim surprizë i Tsitsipas, kalojnë Medvedev dhe Williams...

Serena Williams për të cilin ‘US Open’ do të jetë eventi i fundit i karrierës së saj, u kualifikua për në raundin e dytë pas fitores me malazezen Kovinic me rezultatin 2-0

30 Gusht 2022, 14:47 Nga DOSJA
Nis ‘US Open”, eliminim surprizë i Tsitsipas, kalojnë
Stefanos Tsitsipas pas humbjes

SHBA - Në New York, nisi turneu i fundit Grand Slam i vitit, ‘US Open’ dhe që në ditën e parë u regjistrua një surprizë e madhe. Stefanos Tsitsipas i tha në mënyrë të papritur lamtumirën evenimentit në Flushing Meadows, pasi u mund që në raundin e parë të tij nga kolumbiani Daniel Galan me rezultatin 3-1.

Në dy setet e parë u vu re një paraqitje katastrofike e Tsitsipas, që i humbi ata keqas: 0-6 dhe 1-6. Në setin e tretë, greku bëri një paraqitje të mire, duke e fituar 6-3 për ta çuar ndeshjen në set të katërt, por duket se ishte shumë vonë për të. Galan, ndonëse këtë radhë me më shumë vështirësi, arriti të fitojë edhe këtë fraksion 7-5 dhe krejt ndeshjen 3-1.

Ata që nuk gabuan në turneun njujorkez ishin numri 1 i botës Daniil Medvedev dhe Andy Murray. Tenisti rus që në ‘US Open’ luan pa flamur, eliminoi në raundin e parë amerikanin Kozlov, që e mposhti 3-0 në 2 orë e 1 minutë lojë, teksa i fitoi setet 6-2; 6-4 dhe 6-0. Ndërsa Andy Murray eliminoi argjentinasin Fransisco Cerundolo, pasi e mundi 3-0. Britaniku hasi vështirësi vetëm në setin e pare, që e mbylli 7-5 në favorin e tij, ndërsa dy të tjerët i fitoi më me lehtësi 6-3; 6-3

Në kampion e femrave, e vetmja suprizë mund të konsiderohet eliminimi i Simona Halep, numri 7 i renditjes që u mund nga ukrainasja Snigur me rezultatin 2-1. Snigur fitoi lehtë setin e parë 6-2, por tenistja rumune iu përgjigj duke fituar të dytin pastër 6-0, për ta çuar ndeshjen në set final. Por edhe në këtë fraksion ishte Snigur ajo që u shfaq më mirë duke e fituar atë 6-4 dhe krejt sfidën 2-1.

Nuk gaboi as Serena Williams për të cilin ‘US Open’ do të jetë eventi i fundit i karrierës së saj. Tenistja amerikane u kualifikua për në raundin e dytë pas fitores me rivalen malazeze Kovinic me rezultatin 2-0. Serena Williams ishte superiore ndaj Kovinic në fushën e lojës dhe i mbylli llogaritë e kësaj sfidë për 1 orë e 41 minuta, duke i fituar të dy setet me të njëjtin rezultat, 6-3.

Nis ‘US Open”, eliminim surprizë i Tsitsipas, kalojnë
Serena Williams dhe Alexis Olympia, duke ndjekur fitoren e nënës së saj

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll