Sport

Tre humbje radhazi, shkarkohet trajneri i parë në Premier League

Scott Parker është trajneri i parë që shkarkohet në sezonin e ri në Premier League.

30 Gusht 2022, 13:44 Nga DOSJA

Tre humbje radhazi, shkarkohet trajneri i parë në Premier League

ANGLI- Scott Parker është trajneri i parë që shkarkohet në sezonin e ri në Premier League.Pas humbjes së thellë 9-0, klubi i Bournemouth shkarkoi trajnerin i cili vjet mundi ta ngjiste skuadrën nga Championship në Premier League. Ajo për të cilën Parker kishte folur disa herë gjatë verës ishte jo vetëm merkato e varfër por edhe shitja e lojtarëve kryesorë që arritën ngjitjen në Premier League.

Tre humbje radhazi, shkarkohet trajneri i parë në Premier League
Scott Parker

Bournemouth e nisi sezonin me fitoren ndaj Aston Villas 2-0, por më tej pësoi 3 humbje radhazi. Maxim Demin, një nga aksionerët kryesorë të klubit ka deklaruar: “Dua ti shpreh mirënjohjen Scot Parker për punën e tij me ne. Rikthimi në Premier League sezonin e kaluar do të kujtohet gjithmonë si një ndër sezonet me të suksesshme në historinë e klubit tonë.

Bournemouth në 4 javët e para ka pësuar më shumë gola se çdo skuadër tjeter në historinë e futbollit anglez në katër takimet e para. Për momentin skuadrën do e drejtojë Gary O'Neil si zëvendësues i përkohshëm deri sa klubi të caktojë trajnerin e ri.

E.Ç (Dosja.al)

bournemouth premier league

Sondazh

Poll