Sport

Detaje të reja të agresionit... Psikologët e Barçës kujdesen për familjen Aubameyang, tashmë e zhvendosur në një hotel...

E përditshmja ‘El País’ zbuloi se futbollisti, i cili ishte me gruan dhe fëmijët e tij në shtëpi, u detyrua të hapte një kasafortë ku ruheshin bizhuteritë, të cilat u vodhën, ndërsa çifti u kërcënua me armë zjarri dhe shufra hekuri.

30 Gusht 2022, 16:33 Nga DOSJA

Detaje të reja të agresionit... Psikologët e Barçës

SPANJE - Ajo që ndodhi me Pierre-Emerick Aubameyang në orët e para të së hënës do të ngulitet përgjithmonë në kujtesën e sulmuesit të Barcelonës, i cili pa një grup prej katër burrash me kapuç të hyjnë në shtëpinë e tij në Castelldefels, ​​në një grabitje në të cilën, lojtari 33-vjeçar i kombëtares gaboneze, u sulmua ndonëse pa lëndime të rënda.

Barcelona vuri menjëherë psikologët e klubit në dispozicion të familjes së lojtarit, duke i kushtuar më shumë vëmendje fëmijëve të tyre, 11 dhe 6 vjeç. Edhe presidenti i klubit Joan Laporta ka vizituar sulmuesin dhe familjen e tij në hotelin, ku ndërkohë kanë vendosur të qëndrojnë.

E përditshmja ‘El País’ zbuloi se Aubameyang, i cili ishte me gruan dhe fëmijët e tij në shtëpi, u detyrua të hapte një kasafortë ku ruheshin bizhuteritë, të cilat u vodhën, ndërsa çifti u kërcënua me armë zjarri dhe shufra hekuri. Burime policore bëjnë të ditur se grupi i kriminelëve është arratisur me një makinë tip Audi A3 të bardhë.

Më shumë detaje të grabitjes u raportuan nga radio ‘RAC1’, e cila zbuloi se grupi me kapuç, e mbajti çiftin të shtrirë në dysheme për një orë. Lojtari është rrahur me shufër hekuri në mjekër dhe gruaja është goditur në kokë, të dy pa lëndime të rënda. ’TV3’ katalanas shtoi. se kjo ishte hera e dytë këtë verë që Aubameyang e kishte parë shtëpinë të pushtohej me qëllimin për të vjedhur, edhe pse në rastin e parë, disa javë më parë, askush nga familja nuk ishte i pranishëm.

Detaje të reja të agresionit... Psikologët e Barçës

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll