Sport

Medvedev për çështjen Griner: "As Djokovic nuk mund të hynte në SHBA… ligji është ligj"

“Por nuk e di se çfarë ishte, apo çfarë ndodhi, kështu që nuk kam shumë për të thënë,"- ka thënë tenisti rus, duke lënë të kuptohet se ligjet duhen zbatuar...

30 Gusht 2022, 15:40 Nga DOSJA

Medvedev për çështjen Griner: "As Djokovic nuk mund

SHBA - Tenisti rus Daniil Medvedev, numri një në botë, pranoi të hënën se "pa dyshim situata nuk është e lehtë kur dikush është në burg", tha ai duke iu referuar arrestimit në Rusi të basketbollistes amerikane Brittney Griner për posedim droge edhe pse theksoi, se ai nuk i di të gjitha detajet e asaj që ka ndodhur.

"Sigurisht që kam dëgjuar për këtë, por nuk i di të gjitha detajet. Situata sigurisht nuk është e lehtë kur dikush është në burg,"- tha Medvedev, pasi bëri debutimin e tij në US Open me fitoren kundër amerikanit Stefan Kozlov, 6-2, 6-4 dhe 6-0.

"Unë mendoj se mund të krahasohet me situata të tjera, për shembull, le të flasim për Novakun (Djokovic). Ai nuk mund të hynte në Shtetet e Bashkuara për shkak të ligjeve të ndryshme. A ka kuptim? Amerikanët mund të kthehen në vendin e tyre pa vaksinë. Novak nuk mund të hyjë dhe as nuk dëshiron të jetojë në Shtetet e Bashkuara. Ai thjesht dëshiron të luajë një turne dhe të kthehet në shtëpi,"- vazhdoi ai.

“Është e njëjta gjë, nuk e di saktësisht situatën, por mendoj se nëse ajo, nuk e di, kishte marihuanë (ajo ishte dënuar për posedim vaj hashashi), atëherë ligji është ligj. Dhe nëse nuk është e vërtetë, atëherë jo, nuk është mirë. Por nuk e di se çfarë ishte, apo çfarë ndodhi, kështu që nuk kam shumë për të thënë."

Griner u arrestua në aeroportin Sheremétevo në Moskë më 17 shkurt 2022, megjithëse arrestimi i saj nuk u bë i ditur deri më 5 mars, kur në bagazhin e saj u gjetën disa fishekë me vaj hashashi për avullim. Më 4 gusht, ajo u shpall fajtore dhe u dënua me 9 vjet burg për posedim dhe kontrabandë droge.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll