Sport

‘Çështja Pogba’/ Episod i ri, Paul u kishte paguar 100 mijë euro shantazhuesve!...

Përpara 6 muajsh, kur Paul Pogba që ishte në Francë, u mor me forcë dhe u dërgua në një apartament në Paris. Dy persona të armatosur dhe të maskuar me kapuc në kokë, e mbanin kundër vullnetit të tij, duke e kërcnënuar me një armë M16 dhe një automatik.

30 Gusht 2022, 15:15 Nga DOSJA
‘Çështja Pogba’/ Episod i ri, Paul u kishte paguar 100
Paul dhe vëllai tij i madh, Mathias, pas fitores së Kupës së Botës më 2018

FRANCE - Në Francë çdo ditë zbulohen detaje në lidhje me ‘çështjen Pogba’, ku raportohet se Paul ka bërë një denoncim për rrëmbimin e tij në muajin mars nga një grup personash, mes të cilëve edhe vëllai Mathias, që i kërkonin 13 milionë euro, duke i garantuar mbrojtje futbollistit të Juventus.

Sipas ‘RMC Sport’, që citon hetuesit e impenjuar në hetimet për këtë denoncim, të kryer më 3 gusht, zbulon se futbollisti, gjatë marrjes në pyetje nga policia pranoi se u kishte paguar 100 mijë euro shantazhuesve për të zgjidhur gjithçka përpara se t'i drejtohej forcave të rendit.

Përpara 6 muajsh, Pogba që ishte në Francë për ndeshjet e kombëtares së tij, u mor me forcë dhe u dërgua në një apartament në Paris. Dy persona të armatosur dhe të maskuar me kapuc në kokë, e mbanin kundër vullnetit të tij, duke e kërcnënuar me një armë M16 dhe një automatik.

‘Çështja Pogba’/ Episod i ri, Paul u kishte paguar 100

Pogba kishte refuzuar të paguante 13 milionë eurot e kërkuara dhe që nga ai moment, u desh të pranonte praninë përkrah tij të një personi me emrin Babacar, por më pas i ndodhur nën presionin e keqbërësve, mesfushori u përpoq të mbyllte këtë çështje duke iu dhënë shantazhuesve shifrën e 100 mijë eurove, por këta të fundit nuk mbetën të kënaqur. Në këtë pikë 29-vjeçarit nuk i mbeti gjë tjetër veçse t'i drejtohet policisë. Pjesa tjetër e historisë dhe detajet e tjera të saj dihet me vëllain e madh të Paul, Mathias, që sulmoi futbollistin e Juventusit në rrjetet sociale, duke e kërcënuar se do bënte disa zbulime për të dhe Mbappe dhe duke e akuzuar gjithashtu se iu drejtua një shtrigani kundër yllit të Paris Saint Germain.

Nuk është hera e parë që përfaqësuesja franceze përfshihet në një skandal shantazhesh në prag të një evenimenti  madhor. Përpara disa vitesh, Franca u trondit nga skandali i shantazhit ndaj Valbuenës për një video intime me protagonist Karim Benzema, që u përjashtua nga kombëtarja franceze dhe nuk mori pjesë në Euro 2016 dhe Botërorin e 2018.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll