Aktualitet

ME VIDEO/ Gjysmë i zhveshur në dhomë hoteli, si u kap 'BOSS'-i i kriptomonedhave në Palasë

Ai është arrestuar gjysmë i zhveshur në një dhomë hoteli. Gjatë prangosjes i janë gjetur para, pasaborta e karta bankare. 

30 Gusht 2022, 12:30 Nga F.M
ME VIDEO/ Gjysmë i zhveshur në dhomë hoteli, si u kap
Momenti i arrestimit të Faruk Ozer

TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga arrestimi i 'BOSSI'-t të kriptomonedhave turke që u kap në një hotel në Himarë ku po shijonte pushimet këtë fund gushti. Në pamje shihet vetë Ozer, me disa kilogramë më shumë e me flokë të prera shkurt, teksa efektivët i vënë prangat. Ai është arrestuar gjysmë i zhveshur në një dhomë hoteli. Gjatë prangosjes i janë gjetur para, pasaborta e karta bankare. 

Faruk Ozer është vënë në pranga një vit e gjysmë pas shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar. Boss-i i kriptomonedhave turke akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen me ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë me 2 miliardë dollarë cash.

policia e shtetit faruk ozer arrestohet faruk ozer

Sondazh

Poll