Aktualitet

U shpëtoi 6 operacioneve, turku Ozer u kap nga Fast Albania në resortin në Himarë

Mësohet se operacioni është zhvilluar nga njësia elitë ‘Fast Albania’.

30 Gusht 2022, 11:09 Nga F.M
U shpëtoi 6 operacioneve, turku Ozer u kap nga Fast Albania në
Faruk Ozer

VLORË- Faruk Ozer, ‘boss’-i turk i kriptomonedhave është kapur në operacionin e shtatë që është organizuar për arrestimin e tij. Paraditen e 30 gushtit, Ozer ndodhej në Himarë, në një resort ku po merrte rreze nën shoqërinë e dy personave të tjerë. Mësohet se operacioni është zhvilluar nga njësia elitë ‘Fast Albania’. Më herët janë zhvilluar gjashtë operacioneve të nisura për arrestimin e tij, të cilat janë dekonspiruar.

Boss-i i kriptomonedhave turke akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen me ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë me 2 miliardë dollarë cash.

Më 20 prill, Ozer ka mbërritur në Shqipëri përmes një bilete që bleu në Air Albania. Më herët është vënë vënë në pranga edhe shqiptari Altjan Canaj që dyshohet se ndihmoi Ozerin të arratisej e fshihej. Nga pamjet e marra nga aeroporti në Rinas, Ozer shihej duke u transportuar nga hoteli në aeroportin ‘Nënë Tereza’, në një tjetër destinacion.

arrestohet faruk ozer faruk ozer

Sondazh

Poll