Aktualitet

Me flokët e prerë shkurt! Kapja e 'BOSS'-it Faruk Ozer, mediat turke publikojnë foton nga arrestimi në Himarë

Për arrestimin e Ozer janë vënë dijeni nga ministri Çuçi.

30 Gusht 2022, 11:26 Nga F.M
Me flokët e prerë shkurt! Kapja e 'BOSS'-it Faruk Ozer,
Faruk fatih özer

TURQI- Mediat turke kanë dhënë detaje në lidhje me arrestimin e ‘bossi’-t të kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer. Në artikull shkruhet se Turqia e ka marrë vesh lajmin e arrestimit të Ozer nga Ministria e Brendshme në Shqipëri, drejtuar nga Bledi Çuçi.

“Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, Bledar Çuçi, ka njoftuar sot në mëngjes ministrin e Brendshëm Süleyman Soylu se themeluesi i Thodex, i arratisuri Faruk Fatih Özer, i cili ishte në kërkim është arrestuar. Me ‘alarm të kuq’, u kap në Vlorë në Shqipëri dhe identiteti i tij u konfirmua nga rezultatet biometrike”, thuhet në mediat që kanë publikuar dhe foton nga momenti i arrestimit të Ozer.

Me flokët e prerë shkurt! Kapja e 'BOSS'-it Faruk Ozer,
Faruk Ozer në momentin e arrestimit

Faruk Ozer është vënë në pranga një vit e gjysmë pas shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar. Boss-i i kriptomonedhave turke akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen me ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë me 2 miliardë dollarë cash.

arrestohet faruk ozer faruk ozer

Sondazh

Poll