Aktualitet

U arrestuan për shpërdorim detyre, lirohen 7 policët në Shkodër

Gjykata e Apelit në Shkodër vendosi të lirojë shtatë nga shtetasit që kane ankimuar në Apel nga 13 që ishin në total.

30 Gusht 2022, 11:55 Nga A.B

 

U arrestuan për shpërdorim detyre, lirohen 7 policët në
Policia

 

SHKODËR- Gjykata e Apelit në Shkodër ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së shkallës së parë për punonjësit e policisë të cilët u lanë me masën e sigurise “arrest shtepie” pasi dyshohen për shperdorim detyre për disa tendera te vegjel.

Gjykata e Apelit në Shkodër vendosi të lirojë shtatë nga shtetasit që kane ankimuar në Apel nga 13 që ishin në total.

Kryekomisar Saimir Rrustemi është lënë me masen e sigurise “detyrim paraqitje” bashke me gjashtë punonjës të tjerë të policisë si dhe Paulin Prendi.

Vendimi nga Apeli u dha diten e sotme. Gjatë mases së sigurisë ne gjykatën e shkallës së pare një grup qytetaresh shkodran protestuan kunder arrestimit te kryekomisar Saimir Rrustemi i cili fillimisht u la me masen “arrest shtepie” nga shkalla e pare dhe diten e sotme apeli e rrezoi kete vendim duke liruar kryekomisar Saimir Rrustemin me masen “detyrim paraqitje”.

gjykata shkoder shkoder

Sondazh

Poll