Aktualitet

Arrestimi i supermashtruesit turk, Çuçi: Tolerancë zero për krimin e organizuar!

Çuçi shkruan se arrestimi i të shumëkërkuarit nga Interpoli është një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare.

30 Gusht 2022, 12:16 Nga F.M
Arrestimi i supermashtruesit turk, Çuçi: Tolerancë zero
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për arrestimin e mashtruesit turk, Faruk Fatih Ozer, i cili u kap teksa bënte plazh në Palasë. Në një reagim zyrtar, Çuçi shkruan se arrestimi i të shumëkërkuarit nga Interpoli është një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare.

“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar!”- thotë Çuçi.

Faruk Ozer është vënë në pranga një vit e gjysmë pas shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar. Boss-i i kriptomonedhave turke akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen me ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë me 2 miliardë dollarë cash.

faruk ozer arrestohet faruk ozer

Sondazh

Poll