Aktualitet

FOTO- U vra nga ish-kunati i tij, ky është 32-vjeçari nga Lezha, sapo ishte kthyer nga Italia së bashku me të atin

Viktimë ka mbetur edhe babai i tij 56-vjeçari Pjerin Përjaku.

30 Gusht 2022, 11:53 Nga A.B
FOTO- U vra nga ish-kunati i tij, ky është 32-vjeçari nga
Gent Përjaku

LEZHË- Personi në foto është 32-vjeçari Gent Përjaku i cili u vra me armë zjarri nga Besnik Pjetri, ish-burri i motrës së tij. Viktimë ka mbetur edhe babai i tij 56-vjeçari Pjerin Përjaku.

Shkak që Besnik Pjetri nga fshati Troshan të vriste ish-vjehrrin dhe ish-kunatin ishin bërë sherret e vazhdueshme që kishte me ish-bashkëshorten dhe familjen e saj. Ai kishte 2 vajza me ish-bashkëshorten me të cilën kishte 6 vite që ishte divorcuar.

Ajo e kishte denoncuar edhe në Itali e për këtë shkak kishte bërë 2 vite burg në shtetin fqinj. Pas sherreve me ish-bashkëshorten, Përnjaku vrau banesën e tyre, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, Pjerin dhe Gent Përnjakun.

gent perjaku

Sondazh

Poll