Aktualitet

"U vetëmbrojta se më sulmuan", flet shqiptari i arrestuar për plagosjen e një 38-vjeçari italian

Sipas mediave vendase, gjithçka ndodhi të premten ku për shkak të një mosmarrëveshje mes të dyve në një lokal në Via Giusti, 30-vjeçari sulmoi italianin me thikë duke i shkaktuar dy plagë të thella.

30 Gusht 2022, 12:20 Nga d.a.
"U vetëmbrojta se më sulmuan", flet shqiptari i arrestuar
pamje nga plagosja

ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar, i arrestuar të premten e kaluar nga karabinierët për tentativë vrasje të një 38-vjeçari italian, u mbrojt duke thënë se e bëri për vetmbrojtje.

"Unë përdora thikën vetëm për t'u mbrojtur, ata djemtë më sulmuan me shkopinj."-tha shqiptari.

Sipas mediave vendase, gjithçka ndodhi të premten ku për shkak të një mosmarrëveshje mes të dyve në një lokal në Via Giusti, 30-vjeçari sulmoi italianin me thikë duke i shkaktuar dy plagë të thella. Gjyqtari la në fuqi arrestimin e 30-vjeçarit, të mbrojtur nga avokati Umberto De Gregorio. Gjatë marrjes në pyetje ai ka qenë bashkëpunues dhe ka rindërtuar atë që ka ndodhur dhe arsyet e diskutimit të ashpër që ka përfshirë atë dhe tre persona të tjerë, mes tyre edhe 38-vjeçarin. 

Pasi u sulmua për herë të parë nga treshja, shqiptari, ky është versioni i tij, vrapoi në shtëpi për të marrë një thikë, duke u kthyer në via Giusti ishte sërish në shënjestër të rivalëve të armatosur me shkopinj. Në atë moment, ai i tha gjykatësit, ai e nxori thikën dhe gjuajti. Burri mbetet në burg. 

Ndërkohë, vëmendja mbetet e lartë në qytet për çështjen e sigurisë pas dy goditjeve me thikë në më pak se dhjetë orë (tjetra ndodhi të enjten në orën 20:00 në via Gambalunga). 

 

umberto de gregorio arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll