Aktualitet

Dy javë në përgjim! Bisedat e mesazhet i ‘fundosën’ Faruk Ozer, lëvizte me një grup prej 6 personash

Ditët e fundit të gushtit ai kishte vendosur t’i kalonte duke bërë plazh në Palasë.

30 Gusht 2022, 11:50 Nga F.M
Dy javë në përgjim! Bisedat e mesazhet i
Faruk Fatih Özer

TIRANË- Turku Faruk Fatih Özer është mbajtur nën përgjim për të paktën 2 javë, gjë që ka zbuluar të gjitha lëvizjet e tij bashkë me një grup prej 6 personash. Përgjimet kanë nisur me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit dhe me vendim të Gjykatës së këtij qarku.

Bisedat telefonike e mesazhet e shkëmbyera kanë zbuluar dhe vendndodhjen e saktë të Faruk Ozer. Ditët e fundit të gushtit ai kishte vendosur t’i kalonte duke bërë plazh në Palasë. Ndërkohë që prej muajsh strehohej në një banesë që kishte marrë me qira në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Boss-i i kriptomonedhave turke akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen me ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë me 2 miliardë dollarë cash.

faruk ozer arrestohet faruk ozer

Sondazh

Poll